Pamjet që shihni tregojnë vendin e ngjarjes në Shënavlash të Durrësit, ku një 19-vjeçare dyshohet se vrau babain e saj dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë.
Siç shihet nga fotot e siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për BalkanWeb, shihet se policia ka rrethuar banesën me shirit sigurie, ndërsa ndodhet në vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen. Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj. Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.