Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës, shefi i krimeve: Ja si u zbulua krimi, ajo që më shokoi ishte qetësia e…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasja e Pëllumb Metës, shefi i krimeve: Ja si u zbulua krimi, ajo që më shokoi ishte qetësia e…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pëllumb Meta u ekzekutua me armë zjarri në banesën e tij, ndërsa trupi i tij u tentua të zhdukej duke u groposur në një kasolle bagëtish. Si autorë të dyshuar të krimit u arrestuan dy djemtë dhe vajza e viktimës, ndaj të cilëve sot Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Pas vrasjes së Metës, autorët e dyshuar ngritën alibinë se ai ishte zhdukur, madje bënë edhe kallëzimin në polici, ndërsa kjo e fundit pas 10 ditësh nga denoncimi arriti të zbardhë krimin. Viktima ishte qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej i shtrirë në një nga dhomat e shtëpisë, më pas trupi u zhvendos në kasollen e bagëtive ku u gropos.

Elton Shahini, shefi i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, për emisionin Top Story ka sqaruar detaje lidhur me hetimet që janë kryer nga policia për zbardhjen e krimit.

“Pasi fëmijët bënë kallëzim për humbjen e babait kanë deklaruar se nuk ishte hera e parë që largohej, nga dy deri në 10 ditë. Ata thonin se ishte konsumues dhe kishte probleme.

Më pas është gjetur makina e Pëllumbit, rreth 2-3 kilometra larg nga banesa e viktimës. Pasi u gjet mjeti u kërkua në këtë sektor, pasi menduam që trupi mund të ishte pranë makinës. Më pas janë marrë sërish familjarët, teksa jepnin versionin e tyre. Ne kishim dyshime se personi nuk kishte konflikte dhe ngulëm këmbë se ishte diçka e brendshme. I vumë përpara faktit që është diçka e brendshme. Hyseni gjatë intervistimit na tregoi se çfarë kishte ndodhur duke e shpallur fajtore Hygertën.

Fillimisht Hygerta kishte një fabul shumë të bukur që e kishin bërë ndërmjet tyre, na çoi tek kasollja, ku tregonte se i kishte bërë të gjitha vetë.

Të gjitha këto na lanë të dyshonim se s’mund ta bënte ajo. Familjarët e kishin ndarë rolet më parë. Esenciale ishte se kqyrëm banesën dhe tek divani gjetëm një predhë të armës së zjarrit.

Fillimisht është gjetur vetëm predha, më pas janë marë mostrat e gjakut. Impresioni im është që jam habitur, dhe janë marë dy herë intervistimet e tyre. Ata ishin të qetë, të gjithë. Menduam që këtu nuk kemi asgjë. Pas kësaj që u gjet motivi dhe viktima këta kanë pasur çiltërsi dhe qetësi, as pendim.

Nuk kisha parë asnjë rast të tillë. Nuk e mora të mirëqenë që ishte fejesa me shkuesi për vajzën. Nga deklarimet e tyre ata kanë pasur stres të vazhdueshëm gjatë kësaj kohe, dhunë fizike dhe psikologjike. Kemi të dhëna se ky person punonte tek tregu dhe ishte person i qetë, por në familje ushtronte dhunë. Nga familjarët është deklaruar, nuk është konfirmuar ende, pasi s’ka pasur asnjë denoncim. Kur kishim vajzën dhe mamanë në zyrë, i thamë që pse s’jeni ankuar në polici. Nuk përgjigjeshin, kishin trysni të vazhdueshme nga viktima. Çështja është në hetim, por deri diku tabloja është e zbardhur, motivet deri diku ato që kemi janë të qarta.

Ky është një krim makabër që do të shqyrtohet gjatë, gjatë intervistimet që bëmë me vajzën, e pyesja, ishte studente e gjuhëve të huaja, që kur të mbarosh shkollën çfarë do të bësh. Se doja ta nxirrja që se kishte bërë ajo. I thash si mund ta bëje këtë gjë kur ke këto ëndrra, dhe më tha që kur është dhuna prishen ëndrrat”, tha shefi i Krimeve të Rënda në Durrës, Elton Shahini.

Previous Post

Moviola e Skënderbeu-Partizani/ Përballje plot episode, disa momente të dyshimta (VIDEO)

Next Post

Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në rrugë, në pranga 50-vjeçari në Kavajë

Next Post
Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në rrugë, në pranga 50-vjeçari në Kavajë

Ngacmoi seksualisht 14-vjeçaren në rrugë, në pranga 50-vjeçari në Kavajë

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

September 16, 2026
Merret i pandehur biznesmeni i njohur, fut botoks kontrabandë

Merret i pandehur biznesmeni i njohur, fut botoks kontrabandë

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al