Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e Migena Kodrës, babai ngre dyshime për dhëndrin, tregon telefonatën e fundit me të bijën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Vrasja e Migena Kodrës, babai ngre dyshime për dhëndrin, tregon telefonatën e fundit me të bijën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga historia e Migena Kodrës, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj, Roland Sina, ndërsa flinte në të njëjtin shtrat me të voglën e saj 2-vjeçare.

Pas vrasjes së Migenës, kunati u vetëvra në oborrin e banesës, ndërsa prindërit e tij, përfshirë nënën, u zgjuan nga gjumi për shkak të të shtënave me armë.

Ndërkohë ditën e sotme babai i Migenës, i ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, ka ngritur dyshime se në këtë ngjarje ka gisht dhe bashkëshorti i vikitmës.

Ndonëse kanë kaluar dy vite nga kjo tragjedi, mes dy familjeve sot e kësaj dite vijojnë konfliktet për kujdestarinë e fëmijëve, të cilët aktualisht mësohet se po qëndrojnë me gjyshin dhe gjyshen.

Kasmi Kodra rrëfeu se prej më shumë se një viti po luftonte ligjërisht me dhëndrin, duke kërkuar rikthimin e fëmijëve në banesën ku u vra nëna e tyre.

 

Mësohet se në seancën e fundit gjyqësore, gjykata vendosi që fëmijët të jetojnë me babain e tyre.

Në lidhje me këtë situatë, babai i Migenës, mes lotësh kërkon sot drejtësi, ndërsa hedh dyshime se në vrasjen e vajzës ka patur gisht dhe bashkëshorti i saj. Dyshimet e babait, kanë lindur pas rrëfimeve që e bija ka bërë, duke i treguar familjes së saj se së fundmi ka patur konflikte të ashpra me burrin.

“Shkak kryesor ishte një kredi e butë. E kanë diskutuar në familje, ata donin ta merrnin për rikonstruksionin e shtëpisë. Ish-vjehrri i saj i tha; ik me nusen pyesni për kredi. Shkuan bashkë ata, dhe i thanë vjehrrës; nuk të lejohet ty se je invalide, por mund ta përfitojë nusja. Shkuan në shtëpi dhe nisën sherret dhe thanë; katundarja do të na marrë shtëpinë. Plasi sherri. Në vend që ta falënderonin, i futën plumbin në mes të natës. Më mori në telefon vonë, i thash a jeni mirë; mirë. Më tha; o bab janë duke më sharë, mua dhe mamin. Ishte ora 12 pa çerek. I thash të vijë të marr unë tani, jo më tha; hajde më merr më vonë. U çova në 4 e çerek, dhe shkova në lokal dhe kamerieri më tha; ore ky budallai ka vrarë kunatën. Pashë inicialet dhe më shkoi direkt mendja, oh thash është goca ime. Më mori policia pastaj dhe në tha; hajde pushoni vajzën e vogël se nuk pushon. (qan). Arma është gjetur pas shtëpisë dhe 34 milionë lekë në çatinë e shtëpisë. Hetuesia ashtu e thotë; që e vrau kunati vajzës time. Por të vrasësh veten dy herë me plumb, se di. S’ka asgjë gjurmë, janë fshirë. Vetëm vjehrra e gocës është dëshmitare e ngjarjes. Nuk e besoj se është kunati vrasësi. Është e vështirë. Por e kam lënë në dorë të drejtësisë. Orën e saktë të vdekjes nuk e dimë. Nuk i ka lajmëruar policinë ata, por fqinjët. Kur e pyeta gocën se pse pas sherrit nuk merrte në telefon burrin, ajo më tha; nuk ma hap. Unë kam besim te drejtësia, po e pres” është shprehur babai i Migenës.

Nga ana tjetër, në një lidhje telefonike, bashkëshorti i Migena Kodrës, pohoi se çështjen ia kishte lënë drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk donte të fliste për gjëra personale.

“Po bëj 1 vit e gjysmë që nuk shoh fëmijët. Ia kam lënë çështjen gjykatës. Nuk dua të flas, janë gjërat tona personale. Hajde shëndet, ciao ciao”, tha burri i të ndjerës.

Previous Post

33 urdhër-arreste për anijen me mbetje/ Prokuroria e Durrësit: Përmbajtje me elemente të rrezikshme për shëndetin

Next Post

24 orët e ardhshme priten reshje shiu intensive, qarqet më të rrezikuara

Next Post
24 orët e ardhshme priten reshje shiu intensive, qarqet më të rrezikuara

24 orët e ardhshme priten reshje shiu intensive, qarqet më të rrezikuara

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al