Ka nisur marshimi i prindërve nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, pas vdekjes tragjike të Martin Canit.
Prindërit kanë marshuar me pankarta në duar me mesazhe dhe thirrje për të marrë masa e për të parandaluar tragjedi të tilla.
14-vjeçari u vra pranë shkollës “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij Mario Perlleshaj. Ky i fundit e goditi me thikë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.