Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet publike të cilat ofrojnë shërbimet e tyre online në platformën e qendërzuar për të cilën përgjegjëse është Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kanë dërguar në disa raste me vonesë ndryshimet ligjore që duhet të reflektohen në formularët elektronike përkatëse.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit të publikuar këtë prill mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna për shërbimet online nënvizon se përditësimi duhet të shihet me prioritet duke e monitoruar me raporte periodike. Kjo sipas KLSH do të shmangte vonesat e për rrjedhojë nuk do të penalizonte bizneset dhe individët. 

“Në lidhje me korrespondencën shkresore të institucioneve shtetërore me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit u konstatuan: -Mos respektimi i afateve ligjore në kohë në lidhje me detyrimin që institucionet shtetërore kanë për sjelljen e ndryshimeve ligjore të cilat duhet të reflektohen në formularin elektronik nga Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që të mos penalizohen qytetarët dhe bizneset” thuhet në raport.  

Konkretisht sipas KLSH ato që kanë pasur vonesa të konstatuara janë : – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka dërguar me rreth 2 vite vonesë formatin elektronik për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore nga dalja e Urdhrit nr. 284, datë 07.10.2020 “Për miratimin e lejes së re të qarkullimit të mjeteve rrugore”; 

 – Drejtoria e Përgjithshme Detare ka përcjellë shkresën me nr. 7997.prot., datë 21.12.2022, në zbatim të Udhëzimit nr.16, datë 20.07.2022 të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë “Për përditësimin e shërbimit që lidhet me aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare dhe aplikimin për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare për shtetas shqiptarë, të huaj, pa shtetësi” rreth 6 muaj me vonesë; – 

 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në zbatim të urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 61, datë 05.06.2012, i rishikuar me urdhrat nr. 432/1, datë 17.02.2017 dhe nr. 392, datë 29.12.2020, ku është kërkuar implementimi i dy shërbimeve:

Aplikim për kualifikim si kandidat për pilot, Aplikim për regjistrim dhe pajisje me certifikatë për pilot; Ka dërguar në Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, shkresën me nr. 5479.prot., datë 06.09.2022, rreth 1 vit e gjysmë me vonesë, në mos respektim të afateve ligjore. 

“Për sa më sipër nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk u konstatuan masa të marra në lidhje me vonesat e institucioneve në sjelljen e kërkesave me ndryshimet e përditësimet përkatëse në informacionin dhe formularin elektronik të publikuar” nënvizoi KLSH.  

Në këtë kontekst raporti ka rekomanduar që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje të hartojë raporte monitorimi periodike në lidhje me institucionet shtetërore për respektimin nga ana e tyre ndaj afateve kohore për të mundësuar përditësimin e formularëve elektronikë sipas ndryshimeve të legjislacionit respektiv.

/Monitor.al/

Previous Post

Taulant Balla mesazh për Kombëtaren para ndeshjes Shqipëri–Serbi: “Me za, me shpirt e zemër, sot, nesër e përherë!”

Next Post

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Next Post
Partneri juaj po ju shmang? Shenja e tij e horoskopit ka shpjegimin

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

July 21, 2026
PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al