Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Apelit, u mbajt këtë të hënë seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku u dha masa për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj. Ndaj tyre u vendos masa e ‘arrestit në burg’.

Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit, Elvis Shkambi, nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.

Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Ndërsa roja Banush Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë.

“Në gjykatën e Apelit, sot u gjykua çështja penale (masë sigurimi) që i përket ngjarjes së ndodhur me datë 06.10.2025, rreth orës 15:40, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K dhe shtetasve R. K dhe E. K, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën gjyqtari A. K dhe janë plagosur shtetasit R. K dhe E. K.

Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:

– personit nën hetim me iniciale E. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”,  parashikuar nga nenet 79/a, 79 germa “ç”, 25, 22  dhe 278/1 të Kodit Penal.

– personit nën hetim me iniciale Gj. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 germa “ç”, 25, 22 i Kodit Penal.

-personit nën hetim me iniciale B. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2774 Regj, datë 09.10.2025, ka vendosur:

  1. Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
  2. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim E. Sh.
  3. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim E. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
  4. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Gj. Sh.
  5. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim Gj. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
  6. Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim B. K.
  7. Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim B. K, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
  8. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim me iniciale Gj. Sh dhe B.K, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi:

– Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”- thuhet në njoftim.

Previous Post

Arrestohet prokurori në Prizren – Momenti kur nxirret nga zyra në pranga – VIDEO

Next Post

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

Next Post
Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al