Friday, May 9, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Vrasja e dyfishtë në ’99, Gjykata e Lartë rikthen “dënimin e përjetshëm” për shokun e Gaxhait

Editor by Editor
November 8, 2023
in KRONIKE, KRYESORE
0
Vrasja e dyfishtë në ’99, Gjykata e Lartë rikthen “dënimin e përjetshëm” për shokun e Gaxhait
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vlonjati Viktor Ymeri, i njohur me nofkën “Tori i Xhihanes”, dënohet përfundimisht me burgim të përjetshëm, për një vrasje të dyfishtë, të ndodhur në vitin 1999.

Ymeri u lirua në mënyrë të dyshimtë në vitin 2019 për atë ngjarje, pas një skeme shpëtimi, ku u përfshinë gjyqtarë, prokurorë e punonjës të burgjeve.
Ai tanimë është i arrestuar, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ku dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Vajdin Lames, në vitin 2005.

Viktor Ymeri (i njohur me nofkën “Tori i Xhihanes”)

Por, në një kohë që hetimet për vrasjen e Lames janë në vijim, Viktor Ymeri merr një goditje të fuqishme nga Gjykata e Lartë, e cila vendosi përfundimisht dënimin e tij me burgim përjetë, për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, një ngjarje e ndodhur në Durrës, 24 vjet më parë.

Vrasja me Gaxhain në 1999

Më datë 28.06.1999 rreth orës 18:30, viktimat Arben Paja dhe Ilir Xhunga kanë qenë duke lëvizur me automjetin tip “Citroen”, me targë AR839JJ, në segmentin rrugor Spitallë-Durrës.

Automjeti drejtohej nga Arben Paja dhe në vendin e pasagjerit gjendej shoku i tij Ilir Xhunga. Në kohën që ata kanë mbërritur në vendin e quajtur dyqani i “Dylit”, afër Drejtorisë së Policisë Durrës janë ndodhur përpara një prite të organizuar.

Automjeti ku ndodheshin viktimat është goditur me një predhë antitank që ka mbetur e paplasur në pjesën e parakolpit të automjetit, poshtë targës dhe nga drejtime të ndryshme, nga e majta në të djathtë, dhe nga para e mbrapa është qëlluar me breshëri të shumta duke përdorur armë zjarri kallashnikov.
Të dy personat që ndodheshin në automjet kanë gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të shumta që kanë pësuar në vendin e ngjarjes, në organet jetike të tyre.
Aktet e eksperimit mjeko-ligjor nr. 60 dhe 61 të datës 28.06.2000 përcaktojnë shkakun e vdekjes së viktimave Arben Paja dhe Ilir Xhunga, që janë plagët e shumta të pësuara në vendin e ngjarjes të shkaktuara nga përdorimi i armëve të zjarrit.

Dinamika e vrasjes së Arben Pajës e Ilir Xhungës, sipas dokumentave gjyqësore

Meqënese vendi i ngjarjes ndodhej afër Drejtorisë së Policisë Durrës, menjëherë pas të shtënave të para me armë zjarri, janë vënë në lëvizje dhe kanë shkuar strukturat e policisë, grupi i gatshëm i emërtuar “Çelik 1”, që me automjetin e tyre janë vënë në ndjekje të një autoveture, me të cilën po largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes autorët e këtyre veprave të rënda ku u vranë viktimat Arben Paja dhe Ilir Xhunga dhe u plagosen persona të tjerë, të cilët janë gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes.

Dëmtimet e tyre kanë qenë të lehta dhe në prokurori kanë deklaruar se nuk kanë ankim.

Grupi i gatshëm “Çelik 1” ka ndjekur automjetin me të cilin po largoheshin të dënuarit Gazmend Braka (i njohur me nofkën “Gaxhai”) dhe Viktor Ymeri, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tyre, gjatë rrugës pranë shkollës së fiskulturës dhe në vazhdimësi duke mbajtur lidhje të pandërprera me sallën operative të Drejtorisë së Policisë Durrës nga merreshin të gjithë informacionet e nevojshme.

Për t’iu shmangur ndjekjes dhe kapjes nga punonjësit e policisë, Gazmend Braka e Viktor Ymeri, në afërsi të Degës Ushtarake Durrës, kanë braktisur automjetin të tipit “Fiat Tipo”, me targë TR2374B (targë e falsifikuar) dhe janë larguar në drejtime të ndryshme.

Në automjet ata kanë lënë një pjesë të armatimit që kishin me vete në vendin e ngjarjes dhe që kanë përdor për të realizuar vrasjet e shtetasve Arben Paja e Ilir Xhunga.

Gazmend Braka dhe Viktor Ymeri janë futur në pallatin nr. 930, që ndodhet pranë Degës Ushtarake Durrës, në katin e pestë të këtij pallati dhe u kanë kërkuar dëshmitarëve Kujtim e Mira Ajazi të futen brenda, duke u thënë që “jemi në besën tuaj”.

Dy personat kanë qenë të armatosur me pistoleta por nuk kanë kryer veprime të paligjshme ndaj pjesëtarëve të familjes Ajazi.

Ndërkohë vendi është rrethuar nga forca të shumta policie, hyrjet e pallatit janë kontrolluar nga grupi tjetër i gatshëm i policisë i emërtuar “Çelik 2” që kanë shkallmuar derën e jashtme të hyrjes së dëshmitarit Kujtim Ajazi dhe kanë kapur në flagrancë të dënuarit Gazmend Braka dhe Viktor Ymeri, të cilët i janë bindur organit të policisë.

“Saga” gjyqësore 25-vjeçare

Viktor Ymeri u dënua fillimisht nga Gjykata e Durrësit me burgim të përjetshëm, në Korrik të vitit 2000.

Në Mars të vitit 2001, Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm. Ndërsa Gjykata e Lartë, në Shtator të vitit 2001 nuk ka pranuar rekursin e dorëzuar nga Viktor Ymeri.

Rreth 12 vjet më vonë, në 5 nëntor 2012, “Tori i Xhihanes” paraqet në Gjykatën e Lartë një kërkesë për rishikimin e vendimeve të mësipërme gjyqësore, duke pretenduar se pas dhënies së vendimit janë zbuluar prova të reja, të cilat së bashku me ato të vlerësuara një herë nga gjykimet e mëparshme tregojnë se vendimi i mësipërm është i gabuar.

Në Tetor të vitit 2015, Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Ymerit për rishikimin e vendimit, duke prishur vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit Durrës, të marrë në vitet 2000 dhe 2001.

Drejtësia ka zhvilluar 24 vjet procese gjyqësore për Viktor Ymerin

Në qershor të vitit 2017, pra plot 18 vjet pas vrasjes së Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, Viktor Ymeri dënohet sërish me burgim të përjetshëm nga Gjykata e shkallës së Parë Durrës.

Ymeri dhe avokatët e tij e ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të Durrësit, ku kërkojnë pafajësinë, me argumentat se nuk ka asnjë provë dhe fakt që e lidh atë me vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës.

Gjykata e Apelit të Durrësit gjen të drejtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë për autorësinë e Ymerit. Megjithatë, duke bërë një interpretim të dispozitave ligjore, trupa gjykuese e Apelit vendos që ai të dënohet përfundimisht me 25 vjet burgim, duke i hequr në këtë mënyrë burgimin e përjetshëm.

Viktor Ymeri fiton lirinë e parakohshme në vitin 2019, pas një seria vendimesh të gjykatës së Durrësit që i ulën dënimin në mënyrë periodike, si edhe pas një “raporti pozitiv” të lëshuar ndaj tij nga administrate e burgut të Peqinit, ku ai ishte burgosur.

Ymeri nuk e shijoi lirinë për shumë kohë. Në Prill të vitit 2022 ai arrestohet sërish, kësaj radhe në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, i zhvilluar nën drejtimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Por, ndërkohë që ai qëndron i paraburgosur, si pjesë e grupit të “Plumbit”, Gjykata e Lartë kishte marrë një rekurs nga Prokuroria e Apelit të Durrësit, ku kërkohej ndryshimi i vendimit të gjykatës, e cila i zbuti dënimin nga “burgim i përjetshëm” në “dënim 25 vjet”, për vrasjen e kryer në vitin 1999.

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e gjykatës Durrës, e cila dënoi Viktor Ymerin me burgim të përjetshëm

Në fillim të kësaj jave, e konkretisht në 31 Tetor 2023, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi “Prishjen e vendimit nr.10-2018-1993 (444), datë 31.10.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 11-2017-3220/450 datë 23.06.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës”.

Më konkretisht, Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit që e dënonte Viktor Ymerin me 25 vjet dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së Parë të Durrësit, që e kishte dënuar atë me burgim të përjetshëm.

Previous Post

Ish-in e Vesës e zë “mallkimi” i Ganiut!

Next Post

Mehmeti është shembulli më i pastër pse Silvinjo ka sukses

Next Post
Mehmeti është shembulli më i pastër pse Silvinjo ka sukses

Mehmeti është shembulli më i pastër pse Silvinjo ka sukses

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga të shtënat me armë, 5 të plagosur në Laç

by Editor
May 3, 2025
0

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Laç. Të plagosurit janë Liridon Ismaili Daniel Gjeloshi...

Read moreDetails
“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

“Bonnie dhe Clyde” të Shqipërisë/ Kush janë Adnan Mahmutaj dhe Albana Karadaku, mashtruesit e kalibrit të lartë që i demaskoj “Lolita”

March 19, 2025
Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

Efektivët e Peqinit në shërbim t Suel Çelës, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet, pas denoncimit të Nokës

May 6, 2025
Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

Denoncimi/ Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të Sara Miles

May 5, 2025
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës

Dhurata që Berisha i bëri ‘live’ Ramës

May 9, 2025
Nis numërimi mbrapsht drejt 11 Majit, PS dhe PD mbajnë sot mitingjet përmbyllëse në Tiranë

Nis numërimi mbrapsht drejt 11 Majit, PS dhe PD mbajnë sot mitingjet përmbyllëse në Tiranë

May 9, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al