Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrasësi i tre grave, Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrasësi i tre grave, Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, mësohet se autori i disa vrasjeve Dan Hutra ka tentuar arratisjen nga qelia në Fier. Bëhet me dije se plani për arratisjen nga burgu ishte marrë në bashkëpunim me 3 të paraburgosur të tjerë, përkatësisht Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi.

Bazuar në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, mësohet se të burgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara, ndërsa në dhomën e Dan Hutrës u gjendën një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjetë të tjera presëse.

Kujtojmë se Hutra u arrestua më 1 mars të vitit të kaluar, pasi kreu masakrën e trefishtë në kryeqytet. Ai ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në zona të ndryshme të Tiranës.

40-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Përpara masakrës së 1 marsit, ku mes viktimave ishte dhe ish bashkëjetuesja e tij, ai ishte dënuar për një ngjarje të vitit 2007. Konkretisht të vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Kukësit. Për të gjitha këto ngjarje vetë Hutra nuk ka shfaqur pendesë, madje ka deklaruar se i ka bërë me vetëdije.

Ndërsa 3 bashkëpunëtorët e tij në tentativën për arratisje këtë të Enjte, akuzohen për vjedhje.

Sot, më datë 04.01.2024, rreth orës 11:25, në IEVP Fier, si rezultat i ndjekjes, mbikqyrjes, kontrollit dhe përdorimit të mjeteve teknike disa javore nga stafi i burgjeve, u kap në flagrancë duke tentuar për t’u arratisur i burgosuri me rrezikshmëri dhe histori kriminale, Dan Riza Hutra (autor i disa vrasjeve).

Plani kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar i burgosuri me potencial të lartë rrezikshmërie, Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara. Të dhënat paraprake tregojnë për bashkëpunim ndërmjet të katër të burgosurve, për thyerje të sigurisë dhe tentativë arratisje.

Prokuroria është duke kryer hetime për ngjarjen.

Të përfshirë në këtë ngjarje janë:1. Shtetasi Dan Hutra, i biri Riza dhe Mislime, i datëlindjes 01.08.1982, lindur në Kukës dhe banues ne Kodër Kamëz, Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, me histori të përsëritur kriminale, me Vendimin Nr.466 Regj.Them, datë.04.03.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e  veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79/c-22, si autor dyshuar për vrasjen e katër personave.

  1. Shtetasi Martin Kapllani, i biri i Adhurim dhe Rezarta, i datëlindjes 24.12.2003, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
  2. Shtetasi Geraldo Veizaj, i biri i Barjam dhe Luiza, i datëlindjes 04.07.2004, lindur dhe banues në Vlorë, me Vendimin Nr.62-2023-4189, datë 04.11.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.
  3. Shtetasi Feti Kovaçi, i biri Arben dhe Dëshira, i datëlindjes 20.02.1996, lindur dhe banues ne Vlorë, Lgj. “24-Maji”, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i ardhur më datë 21.10.2023, nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me (Shkurtim-Vendimi) Nr.476, datë 21.10.2023, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”, e parashikuar nga neni 134/2 K.Penal.

 

Previous Post

Mbështetës të Berishës mblidhen sërish poshtë banesës së tij

Next Post

Argita: Njerëzit në protestë për dinijitetin e kështjellës së tyre

Next Post
Argita: Njerëzit në protestë për dinijitetin e kështjellës së tyre

Argita: Njerëzit në protestë për dinijitetin e kështjellës së tyre

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

Konflikti për pagat, një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë

September 15, 2026
Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

Shkollat e premtuara në Astir, ende në ndërtim

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al