Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vlorë/ Mbytet në det turistja e huaj, e bija në gjendje të rëndë

Një turiste e huaj është mbytyr këtë të premte në Vlorë, ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Vlorë/ Mbytet në det turistja e huaj, e bija në gjendje të rëndë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e hidhur ka ndodhur në Vlorë ku dy turiste ukrainase, nënë e bijë, u transportuan me urgjencë në spital pasi u rrezikuan seriozisht të mbyteshin në det në një nga plazhet e qytetit. Incidenti i rëndë ndodhi të premten, duke shokuar pushuesit dhe komunitetin lokal.

Një 44-vjeçare dhe vajza e saj 18-vjeçare, u nxorrën nga uji në gjendje kritike nga Fitim Bozheku, një mirëmbajtës i zonës së plazhit. Bozheku, i cili punonte pranë vendit të ngjarjes, ndërhyri me shpejtësi duke i nxjerrë dy gratë nga uji, duke u dhënë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes përpara mbërritjes së shërbimeve të urgjencës.

Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor, 44-vjeçarja ukrainase ndërroi jetë në spital. Trupi i saj do të dërgohet në morgun e Tiranës për procedurat e mëtejshme ligjore. Ndërkohë, vajza e saj 18-vjeçare ndodhet ende në intubim në repartin e reanimacionit të spitalit të Vlorës, duke luftuar për jetën.

Shefi i Reanimacionit të spitalit të Vlorës, Edmond Breshanaj, foli për mediat lidhur me gjendjen e dy turisteve. Ai konfirmoi se nëna kishte mbërritur në spital pa shenja jete dhe pavarësisht përpjekjeve, nuk ka qenë e mundur të rikthehet në jetë. Përsa i përket vajzës, Breshanaj tha se ajo ka pësuar gjendje kome, por pas ndërhyrjes së personelit mjekësor ka filluar të reagojë. Sipas tij, gjendja e 18-vjeçares tani është e qëndrueshme dhe ekzistojnë shanse reale për të mbijetuar.

“Të dyja nënë e bijë erdhën në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë. Pacientja 44-vjeçare erdhi pa shenja jeta, bëmë çdo gjë por nuk arritëm ta rikthenim në jetë. Vajza 18-vjeçare edhe ajo erdhi në gjendje kome, po pas ndërhyrjes filloi të reagonte pas një ore pasi tensioni i shkoi 11. Tani gjendja e vajzës është e qëndrueshme, ka mundësi që të mbijetojë”, deklaroi Edmond Breshanaj.

Kjo ngjarje ka ngjallur shqetësim, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e sigurisë në plazhe dhe nevojën për prezencën e rojeve bregdetare dhe personelit të kualifikuar për ndihmën e parë, gjatë sezonit turistik.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/07/WhatsApp-Video-2025-07-11-at-2.06.01-PM.mp4
Previous Post

Nga retorika te rakia, POLITICO: 9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri

Next Post

Zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit: Nuk ka sëmundje mendore, i aftë të mbrojë veten

Next Post
Zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit: Nuk ka sëmundje mendore, i aftë të mbrojë veten

Zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit: Nuk ka sëmundje mendore, i aftë të mbrojë veten

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al