Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vilat pa leje në Mullet, kopje të “Secret Garden”/ Si e “toleroi” Prokuroria ndërtuesin Shefki Karamuça

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vilat pa leje në Mullet, kopje të “Secret Garden”/ Si e “toleroi” Prokuroria ndërtuesin Shefki Karamuça
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në dhjetor të vitit 2024, gjykata e Tiranës vendosi konfiskimin e të paktën 7 vilave të reja dhe luksoze në zonën e Mulletit në Tiranë. Një hetim i nisur nga Prokuroria e kryeqytetit në vitin 2023, zbuloi se ato ishin ndërtuar pa leje.

Skema e ndjekur ishte interesante. Porositësit e këtyre vilave kishin pajtuar arkitektët Armand Prelezi dhe Klevis Bregu për të bërë aplikimet për leje ndërtimi në institucionet përkatëse.

Ata kishin paraqitur dokumenta si të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe se po aplikonin për të rregulluar, rikonstruktuar dhe ndërtuar nga e para banesat e tyre, referuar vendimeve të Këshillit të Ministrave të dala pas lëkundjeve të forta sizmike.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës zbuluan se porositësit Arblin Harizi, Manush Teqja, Abaz Tegja, Florian Zela, Dorina Dushku, Gani Moka, Tefta Vishi dhe Mehmet Durishti po ndërtonin vilat dy-katëshe në abuzim me koordinatat.

“Nga verifikimet e kryera nga ana e Prokurorisë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit “Google Maps”, rezulton se të dhënat e pasqyruara ne relacione nga arkitekti Armand Prelezi apo Klevis Bregu, tregojnë vendodhje të ndryshme, karahasuar me vend-ndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), apo edhe pa vend-ndodhje, duke mos reklamuar koordinata”, thuhet në dosjen penale.

Në vijim të këtyre hetimeve, gjykata e Tiranës shpalli fajtor të gjithë porositësit në një vendim të 5 dhjetorit 2024, duke i dënuar të gjithë të pandehurit me burgim nga 6 muaj deri në 1 vit e gjysëm. Megjithatë, gjykata e konvertoi dënimin për të pandehurit në shërbim prove dhe asnjëri nuk përfundoi në qeli.

Hetimet zbuluan edhe një detaj interesant, se si arkitektët dhe porositësit kanë tentuar të fshehin ndërtimet e paligjshme.

Vilat luksoze janë ndërtuar ngjitur me murin rrethues të kompleksit rezidencial “Secret Garden”, të ndërtuar nga kompania “G & P” të biznesmenit Shefki Karamuça, i cili vite më parë ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Në foto: Kompleksi rezidencial “Secret Garden” i ndërtuar nga “G & P” shpk, e Shefki Karamuças

Arkitektët dhe porositësit, tashmë të dënuar, për të vijuar më tej kamuflimin e ndërtimeve të paligjshme, kanë projektuar dhe ndërtuar vila të njëjta në volum, kate dhe pamje, me ato të “Secret Garden”.

Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka veçuar dosje hetimore për verifikimin e rolit të inspektorëve bashkiakë dhe strukturave të tyre drejtuese në lejimin e kësaj paligjshmërie, duket se kanë përjashtuar nga dyshimet biznesmenin Shefki Karamuça, megjithëse detajet e siguruara nga vetë grupi hetimor ngrenë dyshime për një bashkëpunim të mundshëm të pronarit të “Secret Garden” me ndërtuesit e paligjshëm të shtatë vilave.

Dyshimet për Shefki Karamuçën

Ndërtimi pa leje i 7 vilave në Mullet tashmë ka autorë zyrtarë, të konfirmuar nga gjykata, të cilët janë porositësit dhe dy arkitektët. Megjithatë, hetimet e vetë Prokurorisë, kanë zbuluar disa detaje, të cilat ngrenë dyshimin se ato ndërtime pa leje mund të jenë realizuar me ndihmën ose, më të paktën, me heshtjen e sipërmarrësit Shefki Karamuça.

Vilat pa leje janë saktësisht si godinat e kompleksit “Secret Garden”. Cilido që merret me ndërtimet, e ka të qartë se ndërtimi i dy godinave të ngjashme në çdo detaj nuk realizohet me “fotokopje”. Për këto raste kërkohet që secila nga godinat të ketë të njëjtin projekt strukturor dhe arkitektonik.

Në foto: Shefki Karamuça, ndërtuesi i “Secret Garden” në Mullet

Në rastin konkret, projektet e vilave të paligjshme, si rregull, kanë qenë vetëm në dispozicion të shoqërisë “G & P” të Shefki Muçës. Pra, dyshimi i parë që krijohet është që “ndërtuesit e paligjshëm” kanë siguruar projektet e “Secret Garden” për të ndërtuar vilat e tyre pa leje e për t’i “kamufluar” për të mos u dalluar nga ndërtesat e tjera të rezidencës private.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera prej Policisë Gjyqësore, rezulton se vilat pa leje nuk kanë pasur akses të drejtëpërdrejtë në akse rrugore, nga të cilat do të furnizoheshin me materialet e ndërtimit. Nga kjo rrethanë, dyshimi i grupit hetimor ka qenë i fortë, se transporti i mallrave për vilat e paligjshme është kryer nga territori i “Secret Garden”. Natyrisht, nëse kalimi i mjeteve ndërtuese për vilat e paligjshme ka qenë mes për mes kompleksit rezidencial privat të Shefki Karamuçës, ai dhe shoqëria e tij ‘G & P” duhe të kenë qenë patjetër në dijeni.

E, nëse ndiqet kjo logjikë, pra që Karamuça dhe shoqëria e tij kanë krijuar lehtësirat dhe aksesin për ndërtimin e paligjshëm të shtatë vilave, biznesmeni, më së paku, duhet të ishte përgjegjës për “moskallëzim krimi”.

Megjithatë, përtej dyshimeve të krijuara nga vetë grupi hetimor, sipërmarrësi Shefki Karamuço nuk rezulton të jetë pjesë e subjekteve nën hetim. Duket se ai ka përfituar nga ‘toleranca” e Prokurorisë, më së paku për të verifikuar rolin e tij në këtë histori skandaloze.

/Boldnews.al/

Tags: Armand PreleziKlevis Bregukompania “G & P”MulleMulletShefki KaramuçatSecret Gardenvila luksoze
Previous Post

Denoncimi: Hormova rrezikon të shkrumbohet, s’ka asnjë mbështetje për shuarjen e flakëve

Next Post

Aksident me vdekje në Konispol, humb jetën 74-vjeçari

Next Post
Tiranë/ Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, vdes punëtori 66-vjeçar

Aksident me vdekje në Konispol, humb jetën 74-vjeçari

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026
Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

Vajzat zinxhir përballë policisë në bulevard: Arrestoni Ramën

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al