Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit Kristian Koni

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vila, kompani dhe makina luksoze, sekuestrohen pasuritë e biznesmenit Kristian Koni
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe dy automjete luksoze në pronësi të Kristian Konit, i cili është arrestuar më parë në Itali për trafik droge. Hetimet kanë zbuluar se Konit dhe nëna e tij, e cila është në pension, kanë kryer veprimtari të lidhura me rrjetin e strukturuar kriminal të trafikut të narkotikëve në Itali gjatë periudhës 2007–2012. Ai ka përdorur identitete të ndryshme dhe ka kryer transaksione financiare të pajustifikuara në raport me të ardhurat e ligjshme të deklaruara.

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë prona në Tiranë, Bathore, Farkë dhe Marikaj, dy automjete luksoze të llojit Range Rover dhe Smart, si dhe llogaritë bankare të personave fizikë dhe juridikë të përfshirë në hetim. Në mesin e tyre është edhe kompania “Kriol.AL” sh.p.k., me përfaqësues ligjor Kristian Konin.

Sipas disa raportimeve mediatike, Koni, i njohur gjithashtu si Olsi Meta, ka ndërtuar një rrjet biznesesh dhe ka investuar paratë e trafikut të narkotikëve kryesisht në fushën imobilare, duke blerë troje, godina dhe apartamente në Tiranë dhe zonat bregdetare. Hetimet tregojnë se aktiviteti i tij nuk ka qenë vetëm me letra për bilance, por përfshinte një zinxhir kompanish që kryesisht shërbenin për pastrim parash.

Në vitin 2021, ai themeloi firmën Kriol.al, me objekt eksportin e automjeteve, shit-blerjen e pasurive të paluajtshme, reklamim për kompani kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe aktivitet në internet, televizion, konsulenca menaxheriale, tregti frutash e perimesh dhe pjesëmarrje në kuota. Ndërkohë, në vitin 2023 themeloi kompaninë Azul Rooms, që merret me dhënie apartamentesh me qira, konsulencë marketingu dhe brokerim. Hetimet tregojnë se shumë nga këto aktivitete nuk kanë qenë reale, por kanë shërbyer për të krijuar fatura të pafundme dhe për të justifikuar lëvizjet e parave.

Bilancet e fundit të kompanisë Kriol.al tregojnë se pavarësisht xhiros së lartë, fitimet reale kanë qenë minimale, duke mbështetur dyshimet për pastrim parash. Përveç pasurive të paluajtshme dhe automjeteve, Konit dyshohet se ka përvetësuar prona të tjera si troje, vila, hotele dhe apartamente përmes rrjetit të tij të biznesit, duke përdorur edhe ndërmjetës dhe persona të tjerë për të fshehur origjinën e të ardhurave.

Tags: Kristian KoniKryesore1pastrim parashsekuestro
Previous Post

Situata nga zjarret në vend, dy vatra aktive në Vlorë dhe Devoll

Next Post

Auron Tare tallet me Blendi Gonxhen: Shiti fotot e shpellës kineze si projekt për shpellën e Himarës

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al