Pesë raste të vjedhjes së automjeteve në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë janë zbardhur nga Policia e Fierit, në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e Natës”. Një 51-vjeçar është arrestuar, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Në pranga ka përfunduar Gjevahir Ceka. Sipas hetimeve, tre shtetasit dyshohet se bashkëpunonin për të vjedhur automjete, të cilat më pas i përdornin për kryerjen e veprimtarive kriminale.
Materialet procedurale për këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.








