Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ku një sasi e vogël e dyshuar eksplozivi ishte vendosur në derën e jashtme të banesës së një 47-vjeçareje.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e personit përgjegjës.








