Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Kërkesa është paraqitur gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit. Rama ka kërkuar që në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Asamblesë të votojnë për largimin e tyre nga partia.
Tashmë pritet që kërkesa të kalojë në votim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të marrë miratimin e anëtarëve të Asamblesë.
Ky zhvillim vjen në kuadër të diskutimeve dhe vendimmarrjeve që po zhvillohen brenda strukturave drejtuese të Partisë Socialiste.








