Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u paraqit pak më parë në SPAK, së bashku me motrën e saj në rolin e avokates.
Kreu i Grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi në një postim në rrjetet sociale, shkruan se shumë shpejt Balluku do të përfundojë te burgu i grave.
“Është fiks ashtu siç qytetarët e quajnë teksa hyn në derën e SPAK.
HAJDUTE e miliona eurove të taksave të shqiptarëve.
Sot në SPAK, shumë shpejtë tek Burgu i Grave në Pojskë.”, shkruan Bardhi.
Po ashtu dhe avokati Marash Logu ka postuar nje video momenti kur Balluku ka dal nga ambientet e SPAK.
Qytetaret e mbledhur aty e quajne hajdute njezeri.








