Monday, July 7, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vetingu/ Dyshime për pasurinë, gjyqtarit Zhukri “i mungojnë” 100 mijë euro për dy apartamentet

Editor by Editor
April 16, 2024
in AKTUALITET
0
Vetingu/ Dyshime për pasurinë, gjyqtarit Zhukri “i mungojnë” 100 mijë euro për dy apartamentet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtari Agron Zhukri i Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Gjyqtari Agron Zhukri i Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë do të përballet të mërkurën më 17 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

Agron Zhukri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022 për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike për logon e partisë dhe vulën. Zhukri i dha të drejtë grupit të Rithemelimit, ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallë të parë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Agron Zhukri nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Agron Zhukri zotëronte pasuri me vlerë 7.5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 43.4 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 36.6 milionë lekë, pasuri të luajtshme me vlerë 5.3 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 1.4 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 269.2 milionë lekë me burim kryesor biznesin e bashkëshortes – rreth 80% e të ardhurave familjare deklarohen nga një agjenci udhëtimi. Të ardhurat e subjektit nga paga zënë gati 6% të të ardhurave totale, 10% kanë si burim qiratë dhe 4% pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” transaksionet e kryera në cash si dhe burimet e deklaruara për blerjen e dy apartamenteve.

Nga analiza e deklaratave të interesave private të subjektit Agron Zhukri, vërehet se nuk është deklaruar asnjë llogari bankare në emrin e tij apo të familjarëve të tjerë.

Në vitin 2006 deklarohet blerje e dy apartamenteve të banimit me sipërfaqe 131.8 m2 secili blerë, me vlerë totale 280,000 euro. Financimi është bërë nga kredi bankare 180,000 euro, ndërsa është e paqartë si është realizuar pagesa e diferencës së çmimit prej 100,000 euro. Edhe pse subjekti dhe bashkëshortja kanë burime të mjaftueshme financiare gjatë vitit, mungojnë të dhënat mbi lëvizjen e likuiditeteve për realizimin e blerjes së apartamenteve.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

/BIRN

Previous Post

“Më ka lodhur..”/ Dea Vieri për Romeon: Nuk është i formuar aq sa duhet!

Next Post

Faull ndaj Barcolës si lojtar i fundit, Araujo ndëshkohet me të kuq

Next Post
Faull ndaj Barcolës si lojtar i fundit, Araujo ndëshkohet me të kuq

Faull ndaj Barcolës si lojtar i fundit, Araujo ndëshkohet me të kuq

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

Zgjerohen “pikat e voçkla” në Butrint, Klajd Qato do të ngrejë hotel “bunker” në Ksamil

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

July 7, 2025
Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

July 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al