Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mashtrimi i 23 grave në zonën e Lezhës nga një 33-vjeçare, e cila aplikoi për kredi në emrin e tyre në IUTE Credit pasi u kishte marrë kartat e identitetit ka vënë në pikëpyetje edhe njëherë standardet e ndjekura për kredimarrjen në institucionet financiare jobankë si edhe zbatimin e rregulloreve të Bankës së Shqipëri.

Gjithçka ndodh pas skemës kriminale të MCA dhe Final, të cilat morën më qafë mijëra familje shqiptare si edhe ka shkaktuar disa të vdekur deri më tani përmes vetëvrasjeve.

Policia zbuloi disa ditë më parë se 33-vjeçarja Donika Curri kishte mashtruar 23 gra në zonën e Zejmenit në Lezhë duke u premtuar atyre fillimisht përfitime nga projekte të disa ambasadave në vend. Në këtë mënyrë ajo u mori grave kartat e identitetit, të cilat më pas i përdori në aplikacinin MyIute duke aplikuar për kredi në emrin e tyre pasi u kishte nxjerrë edhe nga një foto.

Skyweb.al mësoi se disa nga gratë nuk ishin në dijeni të kredive të marra në emrin e tyre, ndërsa të tjera janë vënë në dijeni më pas.

Në një reagim për gazetarin Emirjon Senja, Banka e Shqipërisë konfirmoi se ka nisur veprimet për verifikimin e rastit në fjalë si edhe të standardeve të ndjekura nga IUTE Credit Albania në rastet e aplikimeve për kredi si edhe procedurën e ndjekur për identifikimin e aplikantit për kredi.

“Bëjmë me dije se Banka e Shqipërisë ka marrë të gjithë informacionin e nevojshëm nga subjekti (Iute Credit Albania konkretisht), dhe po bën verifikimin e sqarimeve të dhëna prej tyre”, tha Banka e Shqipërisë.

Nga ana tjetër, në një reagim të disa ditëve më parë, IUTE Albania deklaroi për Skyweb.al se kishte pezulluar të gjitha kreditë e lëshuara përmes skemës së ndjekur nga 33-vjeçarja deri në verifikimin e plotë të rrethanave të marrjes së tyre.

Më shumë se sa mashtrimi në fjalë, e cila përbën një vepër penale dhe për këtë do të përgjigjet para ligjit 33-vjeçarja që kishte ngritur skemën, përbën shqetësim serioz mënyra se si pranohen aplikimet për kredi në institucionet bankare jobankë në Shqipëri dhe mbi të gjitha, verifikimi i aftësive paguese të kredimarrësit.

Banka e Shqipërisë i tha Skyweb.al se “aplikimi elektronik për kredi dhe verifikimi në distancë i klientit janë të lejuaraverifikimi në distancë i klientit janë të lejuara” duke shtuar “për aq kohë sa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

BSH miratoi në tetor disa ndryshime në rregulloren “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka”duke i mëshuar pikërisht verifikimit të aftësive paguese të aplikantit për kredi, për të shmangur kredimarrjen dhe kredidhënien e papërgjegjshme, gjë e cila duket se ende shfaq mungesa për aq kohë sa dikush mund të bëjë 23 aplikime për kredi përmes ID-ve të të tjerëve, të cilat më pas të miratohen nga kredidhënësi, në rastin konkret IUTE Credit.

Megjithatë, BSH tha për Skyweb.al se “Zbatimi i rregullores “Per Administrimin e Rrezikut per Institucionet Financiare jobanka” në tërësi dhe ndryshimeve të kryera së fundi është një detyrim i padiskutueshëm. Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për verifikimin e tyre rast pas rasti nëpërmjet kryerjes së inspektimeve në vend”.

Skyweb.al komunikoi më herët edhe me Shoqatën e Mikrofinancës Shqiptare duke kërkuar informacion mbi praktikat që po ndjekin anëtarët e saj gjatë procedurave të kredidhënies.

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme e shoqatës i konfirmoi skyweb.al se zbatimi i rregullores së BSH “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” është një detyrim i panegociueshëm për çdo anëtar të shoqatës, ndërkohë që teknikat që ndiqen për verifikimin e aftësive paguese të kredimarrësit janë procedura që i caktojnë vetë institucionet në fjalë.

“Këto përfshihen tek mashtrimet e rrezikut operacional dhe për këtë ka tre linja mbrojtjeje: dega ose partneri; përputhshmëria dhe auditi i brendshëm. Por ndodhin edhe në Banka ku ka verifikim fizik, sepse kartat klonohen dhe riprodhohen nga mashtruesit”, tha zonja Isaj.

Skyweb.al është në kontakt me Policinë e Shtetit, viktima të mashtrimit si edhe aktorë të tjerë të sektorit në fjalë për të vijuar zbardhjen e këtij rasti problematik./skyweb.al

Tags: Banka e ShqipërisëIUTE Albania
Previous Post

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Next Post

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

Next Post
Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al