Një punonjës i policisë së burgjeve është vetëplagosur me armë zjarri në Burrel.
I identifikuar si S.K., rreth 54 vjeç, efektivi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, të mëngjesit.
54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.