Sunday, July 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vetëm Pashai ynë që nuk gabon kurrë!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
0
Vetëm Pashai ynë që nuk gabon kurrë!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Meqenëse Pashai ynë, që qeveris me dorë të hekurt prej katër mandatesh radhazi, nuk di asgjë për ato që kanë vjedhur e abuzuar ministrat e tij, le ta marrim të mirëqenë: ai nuk ka dijeni as për koncesionet, as për tenderat me miliarda euro, as për AKSHI-n, as për shëndetësinë. Madje, sipas këtij standardi, ai nuk di as çfarë thotë e çfarë bën vetë. Dhe pse duhet t’i bjerë ndër mend? Fundja, ç’i duhet Pashait mendimi, puna dhe veprat e ekipit që vetë ka zgjedhur në një dekadë.

Pashai ynë nuk gabon kurrë. Kurrë. Që nga dita kur ka lindur, ai ka ardhur në këtë botë për të qenë lider i njerëzimit, se i shqiptarëve po e po. Gabimi, abuzimi dhe vjedhja që u bënë në këto vite është gjithmonë diku tjetër. Fajin e ka ministrja, drejtori, vartësi i radhës, ndonjë “jetim institucional” pa mbrojtje politike, që hidhet përpara si mburojë kur era e skandalit bëhet e fortë.

Në këtë regjim të papërgjegjshmërisë së përkryer, Pashai del gjithmonë i pastër. Ai flet për reforma gjigande euroatlantike, ndërsa firmos me firmë të autorizuar abuzimin skandaloz që i ka ndodhur një kombi kaq të varfër dhe tashmë të plakur e pa shpresë në tunelet e Ballukut, ku e futi Pashai ynë që flet për transparencë dhe pavarësi pushtetesh, ndërsa mbulon aferat; flet për drejtësi, ndërsa gjen gjithmonë një tjetër fajtor për t’ia faturuar dështimin. Ai nuk sheh, nuk dëgjon, nuk di. Por sundon.

Kësaj radhe, qoka që bëri për Sulltanin Erdogan në tunelin e Llogarasë, duke i dhënë një llokmë nga pasuria dhe gjaku i këtij kombi, duket se do ta ulë në gjunjë pa shpresë në fund të tunelit të Llogarasë, edhe pse do ta zvarrisë për pak kohë.

Dhe ky është paradoksi më i madh: një pushtet absolut pa përgjegjësi, një lider i pagabueshëm në një vend ku gjithçka shkon keq. Në fund, mandat pas mandati, ky Pashai ynë modern, që ka kohë të merret me macen në podkastin e tij, nuk gabon kurrë… Tani gabimi, faji, imoraliteti dhe vjedhjet qindra milionë euro janë bërë pjesë e sistemit. Dhe ky sistemi i Pashait nuk ka nevojë për fajtorë. Ka vetëm viktima.

Por Viktimat e vërteta janë ata fëmijë e të rinj që kanë mbetur. Viktima janë pensionistët. Viktima është edhe administrata e skllavëruar pas një rroge. Viktima janë edhe mediat e Tiranës, që nuk u ngritën kurrë në nivelin profesional dhe të ndërgjegjes që kërkon “pushteti i katërt”, por pronarët e mediave me licenca kombëtare dhe jo vetëm e shitën nderin dhe shpirtin për llokma që u jepte Pashai ynë, që i nënshtroi duke i bërë paçavure që shpërlajnë pa skrupuj trurin e shumicës së banorëve që konsumojnë turlilloj ushqimesh importi pa kontroll, pinë ujë të blerë në plastikë, djegin naftën më të shtrenjtë në Europë, sigurohen dhe mbrohen nga drejtues policie që marrin peng qytetarë për llogari të bandave.

Cirku i Pashait tonë do të vijojë edhe për shkak të opozitës rakitike. Kjo e fundit nuk mund të ishte ndryshe. Shpresa e vetme ka mbetur nëse mund të ketë ngelur në radhët e prokurorëve të SPAK-ut dhe ndonjë gjyqtar që e do këtë vend sadopak, që të bënin shërbimin final duke mos u tërhequr para batërdisë së vjedhjes dhe korrupsionit, pse jo edhe para Pashait. Shqiptarët duhet ta dinë se nuk i shpëton as drita në fund të tunelit të Ballukut, e cila është viktima e radhës edhe me këmbënguljen e amerikanëve. Pashai kurrë nuk do të sakrifikojë pashallëkun e tij, që ka ngritur me bandat dhe oligarkët, për lirinë e secilit prej nesh. Pashai di vetëm një gjë të sigurt: me “delet” që kanë mbetur banorë të këtij vendi, mund të bësh çfarë të duash, i qetë në Kopshtin Privat duke shijuar pa afat zullumin e tij mbretëror!/ Naim Noka |Publik.a

Previous Post

Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për zgjerimin, i njeh progresin Shqipërisë, por kërkon zbatim real të drejtësisë

Next Post

Rasti Balluku/ Berisha denoncon skandalin: Peleshi mban provat në kasafortë, nuk ia dorëzon Këshillit të Mandateve

Next Post
Rasti Balluku/ Berisha denoncon skandalin: Peleshi mban provat në kasafortë, nuk ia dorëzon Këshillit të Mandateve

Rasti Balluku/ Berisha denoncon skandalin: Peleshi mban provat në kasafortë, nuk ia dorëzon Këshillit të Mandateve

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al
AKTUALITET

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

by Redaktor Redaktor
July 14, 2026
0

Pretendime të publikuara online kanë ngritur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj të dhënave që lidhen me ProCredit Bank...

Read moreDetails
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

July 9, 2026
DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

July 10, 2026
Amant Josifi pronar i Pizza Hut dhe KFC, si pastrohen paratë e call centrave dhe piramidës Gulf, fijet që zbulojnë rrjetin mafioz nga Tirana në Gjeorgji

Amant Josifi pronar i Pizza Hut dhe KFC, si pastrohen paratë e call centrave dhe piramidës Gulf, fijet që zbulojnë rrjetin mafioz nga Tirana në Gjeorgji

January 19, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vlora i jep lamtumirën gazetarit Enrik Mehmeti, sot homazhe në Teatrin “Petro Marko”

Vlora i jep lamtumirën gazetarit Enrik Mehmeti, sot homazhe në Teatrin “Petro Marko”

July 19, 2026
Probleme me Facebook, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në aksesimin e platformës

Probleme me Facebook, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në aksesimin e platformës

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al