Një rrëfim i jashtëzakonshëm ka mbërthyer ndjekësit e “Ferma VIP” gjatë një prej episodeve, ku Danela ka ndarë një histori të pazakontë dhe emocionale për jetën e saj. Ajo ka zbuluar se ka pasur një vëlla dragua, i cili ndërroi jetë një vit para se ajo të vijë në jetë.
Në “Ferma Club”, Danela ka dhënë më shumë detaje, të cilat përngjajnë me një rrëfim mitologjik, të mbushur me mister.
“Mami e ruante edhe nga familjarët. Ai ikte natën, kur binte shi dhe vinte natën. Lidhej dhe zgidhej vetë. Shfaqej dhe zhdukej. Hypte dhe zbriste me sekonda në pemë. Kam dëgjuar një shkenctar që thot ka vite që janë zhdukur fëmijët dragonj. Por pritet që vitet e ardhshme do shfaqen përsëri. Flatrat i kanë nën sqetull. Kur është bërë xhenazja në shtëpi. Është ndërruar arkivoli 3 herë, sepse ai vetëm zgjatej. I thot mamit dhe babit në ëndërr më duhet një shtëpi se më lag shiu. Ne i ruajm në shtëpi sendet e tij. Është e dhimbshme për mua ta diskutoj kaq hapur. Unë dua ta tregoj këtë fenomen se kam një ëngjëll mbrojtës. Mami kishte dhunti që të kishte kontakt me djalin”, tregoi Danela.