Erion Veliaj prej më shumë se 3 orësh po merret në pyetje nga agjentët e BKH-së në SPAK.
Sipas gazetares Klodiana Lala, prokurorët i kanë komunikuar dyshime për një akuzë të re, e cila lidhet me futjen e sendeve të ndaluara në qeli.
Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës merret në pyetje pas caktimit të masës së sigurisë arrest me burg nga gjykata dhe transferimit të tij në paraburgimin e Durrësit.