Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Vaun e Dejës. 68-vjeçari Gj. H., ka qëlluar dy herë me armë gjahu bashkëshorten e tij Xh. H., 68 vjeç, duke tentuar ta vrasë.
Më pas, autori e ka dhunuar duke e goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me xham në pjesën e qafës dhe shpatullave.
Autori është arrestuar nga policia, ndërsa bashkëshortja është nisur drejt Spitalit të Shkodrës për mjekim.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin autorit.
Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës.
61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.