Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ushqimet që ju ndihmojnë të bëni një gjumë më të mirë

Editor by Editor
in AKTUALITET, SHOWBIZ
0
Ushqimet që ju ndihmojnë të bëni një gjumë më të mirë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse po kërkoni ushqime për t’ju ndihmuar të flini, duhet të siguroheni që po zgjidhni ushqimet e duhura.

Sigurohuni që të shijoni këto 7 ushqime të cilat janë vërtetuar se luftojnë pagjumësinë dhe ju ofrojnë një gjumë më të qetë.

Ushqimet që konsumoni gjatë ditës dhe ato që hani përpara se të shkoni në shtrat mund të kenë një efekt të drejtpërdrejtë në gjumin tuaj. Zgjedhja e ushqimeve që sigurojnë lëndë ushqyese që nxisin ose përmirësojnë gjumin, mund t’ju ndihmojnë të flini më lehtë, të zgjoheni të shplodhur dhe të ndiheni më energjik gjatë ditës. Nëse jeni duke luftuar me pagjumësinë, hani këto ushqime 1 deri në 4 orë përpara gjumit.

Spinaq

Kjo perime jeshile është e pasur me magnez, i cili në mënyrë natyrale relakson nervat dhe muskujt, për të qetësuar trupin dhe për të nxitur gjumin. Magnezi mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e ngërçeve të këmbëve, një shkak i zakonshëm i zgjimit të natës. Përveç kësaj, spinaqi është një burim i mirë i kalciumit, i cili ndihmon trurin të përdorë triptofanin për të prodhuar melatonin, një hormon që nxit gjumin.

Maja

A keni provuar të përfshini maja në dietën tuaj? Majaja është e pasur me vitaminat B si: B6 dhe B12. Vitamina B12 është thelbësore për sistemin nervor dhe studimet tregojnë se marrja e kësaj vitamine lidhet ndjeshëm me kohëzgjatjen e gjumit. Vitamina B6 është e nevojshme për prodhimin e serotoninës dhe hulumtimet sugjerojnë se mangësitë mund të nxisin shqetësime psikologjike dhe çrregullime të gjumit.

Humus

Qiqrat janë të pasura me triptofan, një aminoacid i cili luan një rol vendimtar në gjumin tuaj. Burimet ushqimore të triptofanit mund të jenë edhe më efektive se suplementet. Në një studim, triptofani redukton ndjeshëm pagjumësinë, veçanërisht kur kombinohet me karbohidrate komplekse. Për shkak se qiqrat përmbajnë triptofan dhe karbohidrate, ato janë një ushqim i shkëlqyer për të nxitur gjumin.

Gjalpë bajamesh

Bajamet dhe arrat janë të pasura me magnez dhe me aminoacidin e triptofanit i cili ju ndihmon të bëni një gjumë të qetë. Këto fruta të thata janë gjithashtu të pasura me kalium dhe vitamina B, të cilat rrisin ndjeshëm efikasitetin e gjumit.

Qershitë

Qershitë janë një ushqim fantastik që ju ndihmon të flini më mirë. Ato përmbajnë antioksidantin melatonin, i cili qetëson sistemin nervor dhe kështu ndihmon kundër pagjumësisë dhe dhimbjes së kokës. Gjithashtu, shkencëtarët nga Universiteti i Luizianës kanë zbuluar se lëngu natyral i qershive ju ndihmon të flini më gjatë. Hulumtimi i tyre ka treguar se të anketuarit kanë fjetur mesatarisht 85 minuta më gjatë pasi pinë çdo ditë, për dy javë, 2 gota lëng qershie.

Kivi

Kivi ëhtë i pasur me fitokemikale, i cili është një antioksidant i fuqishëm që nxit gjumin. Kivi është i pasur me serotonin ashtu si: ananasi, banania, kumbullat, arrat dhe domatet, por për shkak se serotonina nuk mund të kapërcejë barrierën gjak-tru, përmbajtja e lartë e antioksidantëve të frutave është përgjegjëse për një gjumë më të mirë. Studimet tregojnë se një gjumë i parehatshëm është i lidhur me nivele më të ulëta të antioksidantëve.

Salmoni

Nëse vuani nga pagjumësia, do të ishte mirë të konsumoni salmonin. Ekspertët kanë konstatuar se personat që e konsumojnë këtë lloj peshku, bëjnë një gjumë më të mirë dhe zgjohen më rrallë gjatë natës. Gjithashtu, salmoni ka përmbajtje të lartë të Omega-3 dhe vitaminës D, të cilat ndikojnë në përmirësimin e gjumit.

Previous Post

Arrestimi me dhunë i Ilir Metës, Topi: Aspak dinjitoz!

Next Post

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK-u me dy rrugë: Ose Ramën e Gogun në burg, ose Veliajn me akuza të tjera

SPAK-u me dy rrugë: Ose Ramën e Gogun në burg, ose Veliajn me akuza të tjera

November 3, 2026
Kishin dijeni për vrasjen e Aleksandër Koçekut? ‘Prapaskenat’ e eleminimit të babë e bir në Dukagjin

Kishin dijeni për vrasjen e Aleksandër Koçekut? ‘Prapaskenat’ e eleminimit të babë e bir në Dukagjin

November 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al