Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja se si do funksionojë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja se si do funksionojë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kriza demokratike dhe plakja graduale e popullsisë po imponon zgjidhje të pashembullta për të mbajtur të angazhuar moshën e tretë.

Në kuadër të përpjekjeve për të ndërtuar një mjedis më të pranuar për të moshuarit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit do të angazhohen në vitet në vijim 2025–2030 të vënë në funksion në një universiteti për moshën e trete dhe një nisme tjetër si të birësojmë një shkollë, të cilat synojnë fuqizimin e të moshuarve përmes edukimit dhe ndërveprimit ndër-brezor.

Universiteti për Moshën e Tretë (U3A) përbën një organizatë arsimore unike dhe globale, dedikuar personave mbi 50 vjeç. Ai krijon mundësi për të nxitur zhvillimin personal dhe angazhimin intelektual përmes kurseve me kohë të pjesshme dhe aktivitetit social, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin mendor, cilësinë e jetës dhe reduktimin e izolimit social e vetmisë. Tirana do te jete qyteti i pare që do eksperimentoje me ketë projekt.

Programet do të zhvillohen “nga anëtarët për anëtarët” dhe do të përfshijnë një shumëllojshmëri tematikash si arte, gjuhë të huaja, filozofi, histori, shkenca natyrore, çështje aktuale, kultura, vullnetarizëm dhe aktivitete krijuese. Modelet që frymëzojnë këtë nismë janë ato franceze dhe britanike, tashmë të përhapura në shumë vende të botës, edhe pse komunikimi mes rrjeteve U3A mbetet i kufizuar.

Rezultatet e pritshme përfshijnë stimulimin e aktivitetit mendor, nxitjen e lidhjeve sociale dhe përfshirjen e individëve të moshuar në aktivitete që nuk kanë pasur mundësi t’i eksplorojnë më parë, duke promovuar kështu një jetë aktive.

Treguesit e performancës përfshijnë miratimin e akteve ligjore për funksionimin e universitetit dhe hartimin e programeve konkrete arsimore, kulturore dhe sociale.

Treguesit e ndikimit parashikojnë krijimin e një modeli funksional të U3A në Tiranë dhe angazhimin e të paktën 80 individëve të moshuar në ndjekjen e kurseve.

Në një tjetër hap drejt integrimit të të moshuarve në jetën komunitare, projekti pilot “Të birësojmë një shkollë” synon krijimin e një ure ndërmjet brezave.

Nisma do të zhvillohet në bashkëpunim me SHSSH, MAS, OJF-të dhe pushtetin vendor, dhe synon përfshirjen vullnetare të të moshuarve në jetën shkollore përmes mentorimit, ndarjes së eksperiencave jetësore apo leksioneve në fusha si matematika, gjuha, arte, shkencat natyrore, edukimi fizik etj.

Krahas leksioneve dhe aktiviteteve edukative, projekti përfshin edhe përfshirjen e përbashkët të të moshuarve dhe të rinjve në forume, aktivitete kulturore, mbjellje pemësh, diskutime mbi çështje klimatike apo seminare për luftimin e diskriminimit ndaj moshimit. Në këtë mënyrë, forcohet ndërveprimi social dhe ndërgjegjësimi mbi vlerën që të moshuarit sjellin në komunitet./ Monitor

Previous Post

Sot luhet sfida me Letoninë, si pritet të rreshtohet kombëtarja

Next Post

Rinumërimi i votave në Fier dhe Tiranë, Celibashi: Procesi nis të hënën ose të martën

Next Post
Rinumërimi i votave në Fier dhe Tiranë, Celibashi: Procesi nis të hënën ose të martën

Rinumërimi i votave në Fier dhe Tiranë, Celibashi: Procesi nis të hënën ose të martën

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al