Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ujësjellësi i Durrësit “ndihmon” Alabbarin, tender 300 mijë € për t’i bërë rrjetin e ujit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ujësjellësi i Durrësit “ndihmon” Alabbarin, tender 300 mijë € për t’i bërë rrjetin e ujit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Institucionet shtetërore kanë marrë “urdhër” për të ndihmuar me të gjitha mënyrat ndërtimin e Marinës së Durrësit, një iniciativë e qeverisë për t’i falur truallin e Portit të Durrësit investitorit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’a shndërruar të gjithë zonën në pallate, hotele, bare e restorante.

 

Pas disa tenderëve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit për të mbushur bregdetin me rërë, apo ideja po e FSHZH-së për krijimin e një ishulli artificial, ja ku vjen projekti i radhës që “ndihmon” sërish Alabbarin.

Kësaj herë, në “lojë” është futur Ujësjellës Kanalizime Durrës, i cili ka hapur me shpejtësi një tender për t’i siguruar ujë të pijshëm Marinës. Deri këtu s’ka asnjë gjë të keqe, por t’i bësh rrjetin të gjithë marinës, apo edhe gjithçka tjetër, kjo duket e tepërt. Në dokumentet e tenderit, të analizuara nga Vox News, UKD do t’i bëjë të gjithë rrjetin Marinës, do të hapë kanale, do të vendosë tubacione e të tjera materiale, këto të gjitha me paratë e buxhetit të shtetit.

Normalisht, në një qytet si Durrësi, investime më urgjente kërkohen në disa lagje që muaj më parë u përmbytën. Nuk kanë ujë të pijshëm e madje notojnë totalisht në ujëra të zeza. Pothuajse 1\3 e Durrësit ka nevojë për shumë investime, të gjitha ato të renditura më lart, ndërkohë që prioriteti i Ujësjellësit të qytetit është për një grusht njerëzish.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, pak ditë më parë UKD hapi tenderin me objekt “ndërtim sistemi FU dhe KUN nga kufiri i pronës deri te pika e lidhjes, investimi Marina”. Fondi limit është 28.888.000 lekë pa TVSH, teksa kohëzgjatja e kontratës është 3 muaj sipas grafikut të punimeve.

Tenderi është firmosur nga Olsen Kavalli, ndërkohë që në dokumentet shoqëruese shkruhet se “projekti Durrës Yachts & Marina ndodhet në zonën bregdetare, në jug të qytetit të Durrësit”. Sipas saj, projekti përfshin projektimin e ndërtesave rezidenciale, peizazhit dhe infrastrukturës.

“Parashikohet të ketë rreth 20,000 banorë në fazën 1 dhe 66,000 banorë në fazën 2. Gjithashtu, kërkon ndërtimin e rrjeteve të reja inxhinierike si sistemi i furnizimit me ujë, sistemi i kanalizimeve dhe sistemi i ujërave të shiut”, vijon dokumenti.

Ujësjellësi shkruan se projekti i ndërtimit për fazën e parë të objekteve është i ndarë në disa nënfaza, të cilat parashikojnë popullimin gradual të tyre. “Për rrjedhojë, ekziston nevoja për furnizim me ujë dhe shkarkim të ujërave të zeza që në këtë fazë. Janë zhvilluar disa takime ndërmjet palëve, ku SHRUKD është njohur më gjerësisht me projektin dhe me kapacitetin e plotë të kërkuar nga faza e parë (dhe nënfazat e tjera) për furnizimin me ujë të pijshëm dhe shkarkimin e ujërave të zeza” vijon dokumenti.

Më tej vijon se janë kryer disa vizita në terren për të vlerësuar mundësitë e lidhjes me rrjetin e qytetit në pikat e furnizimit dhe shkarkimit të propozuara nga SHRUKD. “Bazuar në sa më sipër, paraqitet nevoja për një projekt që përfshin: projektin e furnizimit me ujë nga kufiri i pronës së D.Y.M. deri në pikën e caktuar të lidhjes, si dhe sistemin e shkarkimit të ujërave të zeza” thuhet në dokument.

Nisur edhe nga dokumentet, duket se Ujësjellësi është angazhuar totalisht për të bërë të gjitha rrjetet dhe kanalet e projektit privat. Por, nëse do të kishte këtë angazhim, atëherë Durrësi nuk do të përmbytej. Do të bëheshin kanalet e ujërave të zeza, se ujë të pijshëm as nuk bëhet fjalë.

“Duke u bazuar në kërkesën ditore për ujë të konsumatorëve dhe në presionin e garantuar në pikën e lidhjes nga SHRUKD, ky raport paraqet zgjidhjen teknike dhe llogaritjet e nevojshme për dimensionimin e linjës së furnizimit me ujë, nga kufiri i pronës deri në pikën e lidhjes me rrjetin e furnizimit me ujë”, vijon dokumenti.

Më tej shtohet se ujërat e ndotur që do të gjenerohen nga ndërtesat në fazën e përkohshme do të mblidhen dhe do të shkarkohen, sipas rekomandimit të SHRUKD, në një pus ekzistues betoni. /VoxNews

Previous Post

Krim brutal në SHBA! I mituri përdhunon dhe mbyt ‘motrën’ e tij 18-vjeçare. Rrezikon burg përjetë

Next Post

Aksident i rëndë në Devoll, makina shpërthen në flakë, 3 të plagosur

Next Post
Aksident i rëndë në Devoll, makina shpërthen në flakë, 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Devoll, makina shpërthen në flakë, 3 të plagosur

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

September 11, 2026
Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

September 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al