Ka ndërruar jetë në spialin e Shkodrës Anila Ndoka, e cila u qëllua më 18 shkurt me plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj.
34-vjeçari, pasi qëlloi me plumb në kokë Ndokën, i dha fund jetës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”, brenda automjetit pranë vendit të punës së Anilës.
Mes çiftit kishte pasur një debat e më pas Kolë Manaj e ka qëlluar gruan me plumb në kokë dhe duke menduar se e ka lënë të vdekur, është vetëvrarë. Policia ka gjetur brenda automjetit armën e krimit tip pistoletë.