Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U padit për nga Belind Këllici/ Gazetari Almer Toska pas padisë për shpifje: Politikanët e dështuar luftojnë gazetarët, jo pushtetin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
U padit për nga Belind Këllici/ Gazetari Almer Toska pas padisë për shpifje: Politikanët e dështuar luftojnë gazetarët, jo pushtetin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Almer Toska ka reaguar me tone të ashpra pas kallëzimit penal për shpifje të bërë ndaj tij nga Belind Këlici. Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Toska e cilëson padinë si një akt presioni politik dhe një shërbim të drejtpërdrejtë ndaj Belinda Ballukut, duke theksuar se beteja e tij ka qenë gjithmonë kundër pushtetit dhe jo ndaj medias.

“Jam paditur jo nga Belinda Balluku, ndaj së cilës kam bërë betejë politike dhe mediatike, por nga Belind Këlici, të cilin e konsideroj si ushtar të saj brenda Partisë Demokratike”, shprehet Toska, duke shtuar se nuk ka frikë nga përballja në gjykatë.

Gazetari thekson se një politikan opozite nuk duhet të merret me gazetarët, por me problemet e qytetarëve dhe me aferat e qeverisë. Sipas tij, kallëzimi ndaj tij tregon dobësi politike dhe mungesë vizioni opozitar.

Në reagimin e tij, Toska kujton humbjen e thellë të Bashkisë së Tiranës nga Belind Këlici, si dhe largimin e tij nga drejtimi i qarkut të Tiranës në Partinë Demokratike, duke i cilësuar këto si prova të një bilanci të rëndë dështimesh politike.
“Një politikan që ka vetëm humbje në kurriz dhe nuk prodhon shpresë për qytetarët, zgjedh rrugën më të lehtë: sulmon gazetarin që flet”, shkruan Toska.
Ai shton se më 20 janar do të paraqitet në Gjykatën e Tiranës jo për t’u mbrojtur, por për t’u përballur me atë që e quan një mentalitet politik të vjetër, që përpiqet të heshtë median kritike.
“Nuk është detyra e një opozitari të frikësojë gazetarët, por të përballet me pushtetin. Gazetaria nuk është krim dhe denoncimi nuk është shpifje”, thekson Toska.
Në përfundim, gazetari shprehet se kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me të personalisht, por me raportin mes politikës dhe medias, duke e konsideruar 20 janarin si një ditë prove për lirinë e shprehjes dhe të drejtën për të thënë të vërtetën.
Lexo statusin e plotë:
Më ka paditur për shpifje Belindi i Belindës
Belind Këllici po i bën shërbimin e fundit Belinda Balukut duke më paditur mua për shpifje. Une që kam bërë betejë politike dhe mediatike ndaj Belindës, nuk paditem nga ajo vet por nga ushtari i saj brenda PD. Belind po ta them publikisht, më pëlqejnë beteja dhe jo pazaret si ty. Unë e dua luftën sepse jam me të drejtën e qytetarëve që më besojnë. Ty nuk të beson askush.
Belind, as Berisha nuk të do se e di që mirë që je njeri i vogël. Ti nuk punon për demokratët dhe qytetarët por punon për interesa të ngushta ekonomike që mbushin xhepin tënd nga Belinda. Belind ti humbe bashkinë e Tiranës me 60 mijë vota. Ti në vend që të jesh krah medias dhe atyre që thonë të vërtetën, shkon dhe i shërben interesave të Belindës. Prandaj ti nuk bëhesh kurrë politikan sepse ti merresh me gjëra të vogla.
Belind, ke gabuar që më kallëzove, jo se trembem nga ti, por se nuk duhet të merresh me gazetarin. Një politikan opozite nuk duhet t’i kundërvihet gazetarit, por duhet të merret me qytetarët, me problemet e tyre dhe me aferat e pushtetit. Ti nuk je në PD vetëm për të frikësuar ata që flasin të vërtetën, por për t’i shërbyer pazareve dhe interesave të Belinda Ballukut.
Më 20 janar do të jem në Gjykatën e Tiranës jo për t’u justifikuar, por për t’u përballur me këtë politikë të dobët dhe të dështuar që nuk prodhon shpresë që përfaqësohet nga politikanë si ty. Nuk është puna jote të ndëshkosh gazetarin që tregon të vërtetën, por të japësh llogari qytetarëve për humbjet, për pazaret dhe për dështimet e tua politike.
Ti ke humbur Bashkinë e Tiranës me 60 mijë vota, ke humbur besimin e qytetarëve dhe megjithatë nuk merresh me hallet e tyre, por merresh me mua se ta ka lënë si detyrë Belinda. Prandaj qytetarët nuk të mbështesin kurrë se merresh me gjëra të vogla dhe je njeri i vogël. Ky je ti dhe mendësia jote: “i fortë me ata që flasin të vërtetën”, e dobët me pushtetin, dhe e frikësuar nga qytetarët. Një politikan që sulmon gazetarin nuk është opozitë, ai është pjesë e problemit.
Sali Berisha të largoi Belind si drejtues i qarkut të Tiranës sepse ti ke mbi shpinë humbjen më të rëndë politike në zgjedhjet e 11 majit 2025 në Tiranë. Ky është bilanci yt: vetëm disfata, vetëm humbje, vetëm dështime politike. Dhe një politikan i tillë i dështuar, që nuk bind qytetarët, nuk fiton zgjedhje, nuk prodhon shpresë, nuk merret me pushtetin, por merret me gazetarët. Unë do të jem përballë politikanëve të dështuar si ty! Ti nuk i duhesh aq dreqit por i duhesh Belindës. Ti rolin e ushtarit dhe të shiturit e bën mirë.
Më 20 janar do të jem aty përballë teje me kokën lart sepse gazetaria nuk është krim, denoncimi nuk është shpifje dhe e vërteta nuk frikësohet. Populli le ta mbajë mend këtë ditë.

Previous Post

Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron Petrit Pal Çunin

Next Post

Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Next Post
Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident në aksin Tapizë-Fushë Krujë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al