Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo/ Dëshmia e Xhevdet Plakut: Armën ma futi në çantë “Çoli”, më tha ‘mbaje pak’

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Arratiset nga burgu Xhevdet Plaku, kreu i një grupi kriminal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dëshmia e të shumë kërkuarit, Xhevdet Plaku, i cili u arrestua nga policia e Durrësit, teksa po drekonte me 5 persona të tjerë, në një restorant luksoz në Gjirin e Lalëzit.

Plaku ishte arratisur nga burgu në Itali dhe kishte mundur të hynte në teritorin Shqiptar, ku qëndronte mjaft i qetë mes personave me precedent penale dhe të armatosur, duke konsumuar dreka e darka në restorantet më luksoze të bregdetit shqiptar.

Gjatë kontrollit të banesës së tij ku qëndronte me qira, Xhevdet Plakut, policia i janë gjetur dhe sekuestruar dy blloqe shënimesh, përmpajtja e të cilave ende nuk dihet, 1470 euro, 2500 lekë të reja si dhe katër telefona celularë.

Në momentin e arrestimit nga efektivët e policisë, Plakut i është kapur një pistoletë prodhim amerikan “SigSauerP320 M17”, të cilin ai e mbante në çantën e tij personale.

Por i kërkuari Plaku gjatë marjes në në pyetje në policinë e Durrësit, ka shpjegur duke gënjyer grupin e hetimit se pistoleta nuk i përkiste atij, por një personi tjetër me nofkën “Çoli”.

Në rrëfimin e tij, Xhevdet Plaku ka treguar se:

”…nuk kam pasur armë me vete dhe nuk kam pasur dijeni që ndonjëri nga personat që ndodheshin në shoqërinë e time në tavlinë, kishte armë zjarri ose ishin në kërkim nga policia. Nga personat e pranishëm në lokal njoh vetëm Voltan Xhanin dhe vëllain e tij, me emrin Gert Xhani, si dhe një tjetër person që e thërrisnin “Çoli”, emrin e të cilit nuk e di. Të tjerët nuk i njoh dhe nuk kam pasur ndonjë lidhje me ta…”.

Më tej Xhevdet Plaku ka treguar si më poshtë vijon:

“…është e vërtetë që arma u gjet në çantën time, por ajo nuk më përket mua. Pasi pak para mbërritjes së policisë, personi i njohur me emrin “Çoli”, ma ka dorëzuar pistoletën duke më thënë: “…mbaje pak te çanta….”. Unë e futa brenda pa ditur për pasojat…”.

Sipas tij, këtë fakt e ka konfirmuar verbalisht edhe vetë personi me nofkën “Çoli”, përpara punonjësve të policisë në momentin kur arma është gjetur gjatë kontrollit.

Ndërkohë lidhur me gjetjen e dy aparateve celularë në çantën e tij dhe katër të tjerëve në banesën familjare, Xhevdet Plaku, deklaroi se telefonin që kishte me vete nuk e di si hapet, pasi nuk e njeh kodin.

Ndërsa për sendet e tjera të gjetura në banesën e prindërve të tij ka deklaruar se nuk është në dijeni, pasi prej rreth gjashtë vitesh nuk ka shkuar në atë banesë, për shkak se ka qenë rezident në Itali dhe ndodhet në Shqipëri vetëm prej pak ditësh.

/Ora News/

Tags: Xhevdet Plaku
Previous Post

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

Next Post

Rrëzimi tragjik i avionit me rreth 250 pasagjerë në Indi, reagon Begaj: Jam thellë i trishtuar!

Next Post
Rrëzimi tragjik i avionit me rreth 250 pasagjerë në Indi, reagon Begaj: Jam thellë i trishtuar!

Rrëzimi tragjik i avionit me rreth 250 pasagjerë në Indi, reagon Begaj: Jam thellë i trishtuar!

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al