Greqia ka vendosur ti japë shtetësinë shqiptarit Levian Goga, i cili u hodh në lumin Arakhtos javën e kaluar për të shpëtuar dy fëmijë të mitur.
Edhe pse fatkeqësisht fëmijët nuk ia dolën të mbijetonin dhe ndërruan jetë në spital akti heroik i shqiptarit është vlerësuar nga autoritetet vendase.
Goga pas ngjarjes raportohet se ka patur shqetësime shëndetësorë si kollë të fortë dhe probleme me frymëmarrjen. Ai është paraqitur tek një mjek privat, i cili i rekomandoi të bëjë teste në spital. Menjëherë pasi e mori vesh, Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dha urdhër që një ambulancë nga EKA mund të merrte shqiptarin dhe ta dërgonte në spital për ekzaminime të mëtejshme.
Goga është duke u trajtuar në spitalin e Arta-s dhe ndodhet në ekzaminime të detajuara. Sipas mjekëve, gjendja e tij nuk është e rënduar dhe nuk ka shqetësime serioze. Po ashtu, është konfirmuar se Goga do të shpërblehet me shtetësinë greke nderi.