Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U arrestuan nga Serbia si pjesëtarë të UÇK-së, lirohen dy vëllezërit shqiptarë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA
0
U arrestuan nga Serbia si pjesëtarë të UÇK-së, lirohen dy vëllezërit shqiptarë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetasit Bashkim dhe Xhemajl Emini janë liruar nga autoritetet serbe, bënë të ditur familjarët.

“Janë liruar, janë shëndosh e mirë. Kanë shkuar në Gjermani, në vend të vet”, tha për Radion Evropa e Lirë, Jusuf Emini, vëllai i të dy të liruarve.

Bashkimi është liruar tre ditë parë, ndërkaq Xhemajli një ditë më parë, shtoi Jusuf Emini. Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk kanë konfirmuar lirimin e vëllezërve Emini. Vëllezërit Emini u ndaluan nga autoritetet serbe në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë më 14 gusht.

Pas ndalimit të tyre, Ministria për Punë të Brendshme e Serbisë se ata u ndaluan në pikën kufitare të Horgoshit. Serbia pretendoi se ata u ndaluan nën dyshimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer krime lufte kundër popullatë civile.

Kjo ministri pretendoi se të dy dyshoheshin se më 1999 kishin rrëmbyer një serb me inicialet J.M në Rahovec, e kanë dërguar në një drejtim të panjohur dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të. Ndalimi i tyre ndodhi në kohën kur autoritetet serbe kanë shpeshtuar ndalimet e shqiptarëve të cilët i akuzojnë se kanë bashkëpunuar ose kanë qenë pjesë e UÇK-së. Por, ka edhe raste kur ndalohen persona edhe për arsye të ndryshme. Në korrik, autoritetet serbe e kanë arrestuar Lulzim Halilin, nën dyshimet se ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Organizata e veteranëve të UÇK-së, e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Ndërkaq, në fillim të gushtit është ndaluar edhe Behar Preniqi në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Akuza ende nuk është bërë publike. Autoritetet e Kosovës i kanë konsideruar gjithmonë këto arrestime si arbitrare dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim mes tyre për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare./REL/

Previous Post

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër

Next Post

BIRN: Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër

Next Post
BIRN: Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër

BIRN: Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Shqiptari përdhunon 17-vjeçaren në tualetin e pub-it në Angli, dënohet me 7 vite burg

Shqiptari përdhunon 17-vjeçaren në tualetin e pub-it në Angli, dënohet me 7 vite burg

October 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al