Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, Gjykata e Tiranës liron Eduart Lamin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
U arrestua pas vrasjes së Lulzim Vishës, Gjykata e Tiranës liron Eduart Lamin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu Eduart Lamin, djali i xhaxhait të Ervis Lamit, i cili u arrestua pas vrasjes së 48-vjeçari Lulzim Masha, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua mëngjesin e 24 Janarit brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani” të fshati Zall Mner të Kamzës.

Eduart Lami u arrestua në atë kohë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Lami u gjet fajtor vetëm për armëmbajtje pa leje dhe për këtë ishte dënuar me gjykim të shkurtuar me dhjetë muaj burgim, që gjatë seancës u konstatua se i kishte shlyer me kohën e paraburgimit. Për këtë arsye, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të 37-vjecarit.

Autoritetet nuk kanë gjetur indicie dhe prova për ta lidhur Eduart Lamin me ekzekutimin e Vishës.

Eduart Lami u vu në pranga pasi gjatë kontrollit në një banesë që përdorej nga ai dhe kushëriri i tij, Ervis Lami, uniformat blu gjetën jë armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok. Gjithashtu, në oborrin e banesës janë gjetur dhe 4 gëzhoja armë.

Burime për mediat bënë me dije në atë kohë se kanë qenë dy godina, ku njëra prej të cilave ishte shtëpi druri, brenda të cilës efektivët kanë parë vrima në mure të shkaktuara me armë zjarri. Dyshohet se këto vrima mund të jenë bërë për të provuar armë të ndryshme.

Kur u ushtrua kontrolli, Ervis Lami nuk u gjet në banesë dhe u shpall në kërkim, po vijon të jetë edhe ende.

Grupi hetimor ngriti dyshime në atë kohë se pas vrasjes së Lulzim Vishës qëndronte fisi Lami, pasi viktima kishte patur një konflikt pak kohë parë atenatit me anëtarë të familjes Lami, po në fshatin Zall Mner, ku shkaku i konflikti dyshohet se kanë qenë motivet e pronësisë.

Lulzim Visha ka qenë duke shkuar për në punë në momentin kur është ekzekutuar rreth 200 metra larg babesë së tij, teksa makina që po drejtonte i përkiste kompanisë “Postman”, që dërgon pako në gjithë Shqipërinë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja, teksa dyshohet se autorët kanë përdorur një armë zjarri me silenciator, pasi banorët e zonës kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, është konstatuar një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së atentati.

Disa orë pas ngjarjes, automjeti tip “Porsche” u gjet i djegur në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, teksa brenda makinës u gjet dhe një armë e gjatë zjarri, e cila dyshohet si arma e përdorur nga autorët në atentatin ndaj Lulzim Vishës.

Veç konflikteve me familjen Lami, autoritetet po hetonin edhe pistën e hasmërisë, pasi i vëllai i viktimës ka vrarë një person disa vite më parë.

Lulzim Visha është vëllai i Besnik Vishës, ku ky i fundit ka vrarë më armë zjarri për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë më datë 10 Prill të vitit 1997.

Gjykatës e Tiranës e ka dënuar Besnik Vishën më 29 Qershor të vitit 2001 me 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Ai ka qenë për disa vite në kërkim, teksa është arrestuar në Tetor të vitit 2009. Ai tashmë e ka përfunduar dënimin dhe është i lirë.

Previous Post

E rëndë në Maliq, vritet me thikë një 14-vjeçar

Next Post

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

Next Post
“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

“Kujtim Qefalia dhe dhëndri i tij po zaptojnë Freskun”. A kanë marrë bekimin e Ramës?

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al