Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, i cili u arrestua në protestën e 7 tetorit të organizuar nga Partia Demokratike dhe forcat e tjera opozitare.
Prokuroria kërkoi arrest në burg me pretendimin se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës.
Bushkolaj akuzohet për largim nga vendi i qëndrimit, për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim prone me zjarr.
Ditën e enjte u lanë në arrest shtëpie me kërkesë të prokurorisë dy protestuesit e tjerë Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga.