Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Trump: Bisedimet Putin-Zelensky shumë shpejt

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Trump: Bisedimet Putin-Zelensky shumë shpejt
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të takohen “shumë shpejt” për të diskutuar përfundimin e luftës midis dy fqinjëve.

Kur u pyet nga një gazetar në Zyrën Ovale nëse Putin dhe Zelensky kishin rënë dakord për një samit, Trump u përgjigj se “ka shumë mundësi që ta bëjnë”.

“Nuk kemi vendosur ende se ku, por patëm diskutime shumë të mira me presidentin Putin… Ka qenë një rrugë e gjatë dhe vazhdon të jetë një rrugë e gjatë, por ka shumë mundësi që të ketë një takim shumë shpejt”, shtoi ai.

Të mërkurën në mëngjes, Trump informoi partnerët evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz, për një takim midis Putinit dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff në Kremlin.

Ndërkohë, ”New York Times” raportoi, duke cituar dy burime të njohura me planin, se Trump synon të takohet me Putinin personalisht që javën e ardhshme dhe se një takim trepalësh me Zelensky do të zhvillohet menjëherë pas kësaj.

Transmetuesi amerikan CNN raportoi, duke cituar një burim nga qeveria evropiane, se Trump tha se “ka ndërmend të takohet me Putinin dhe Zelenskyn që javën e ardhshme”.

Putin dhe Witkoff u takuan për rreth tre orë në Kremlin të mërkurën, vetëm disa ditë para afatit të caktuar nga Trump për një armëpushim në Ukrainë.

Moska i quajti bisedimet “të dobishme dhe konstruktive”.

Previous Post

Kosovë/ U gjet i groposur 1 km larg banesës së tij, Enver Bajraktari dyshohet se është vrarë me mjete të forta

Next Post

Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, arrestohen 4 të rinj në Kukës. Një 17-vjeçar në kërkim

Next Post
Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, arrestohen 4 të rinj në Kukës. Një 17-vjeçar në kërkim

Abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren, arrestohen 4 të rinj në Kukës. Një 17-vjeçar në kërkim

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al