Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë gjahu.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, rreth orës 06:00, shtetasi Refit Buzi, 35 vjeç, ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, 58 vjeç, ndërsa ka plagosur edhe ish-vjehrrën e tij, Belere Plaka, rreth 55 vjeçe.
E plagosura është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i krimit me automjet, duke marrë me vete edhe armën e gjahut.
Policia bën me dije se ai është larguar së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Rosalinda Plaka të cilën e ka marrë peng.








