Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Tre skenarët e Tiranës për mbijetesën, si shpëton direkt dhe si shkon në “play out”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Sport
0
Tre skenarët e Tiranës për mbijetesën, si shpëton direkt dhe si shkon në “play out”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Fundi i sezonit e ka vendosur Tiranën në një situatë ku çdo ndeshje, çdo gol dhe çdo rezultat paralel mund të ndryshojë fatin e saj në Superiore. Nuk është më vetëm çështje forme apo loje, por një llogari e pastër matematikore ku renditja mund të përmbyset nga disa rezultate të njëkohshme. Në këtë kontekst, mbijetesa e Tiranës ndahet në tre skenarë kryesorë: fitore, barazim dhe humbje, dhe secili prej tyre sjell një realitet krejt të ndryshëm për klubin.

 

SKENARI 1 Në rast se Tirana fiton ndeshjen e saj, ajo shkon në 44 pikë dhe siguron qëndrimin në kategori pa pasur nevojë të shikojë asnjë rezultat tjetër. Ky është skenari më i pastër dhe më i sigurt, sepse me këtë kuotë pikësh Tirana largohet matematikisht nga çdo rrezik dhe asnjë kombinim tjetër në ndeshjet e rivalëve nuk mund ta zbresë poshtë në renditje. Fitorja në këtë rast nuk është thjesht një rezultat pozitiv, por një “mbyllje historie” që i jep fund të gjitha llogarive të mbijetesës.

SKENARI 2 Nëse Tirana barazon, atëherë shkon në 42 pikë dhe futet në një zonë shumë më të komplikuar ku gjithçka fillon të varet nga rezultatet e ekipeve të tjera. Këtu vëmendja kryesore shkon te ndeshja Bylis–Vora, e cila bëhet vendimtare për fatin e Tiranës. Nëse Vora arrin të fitojë, atëherë situata për Tiranën rëndohet ndjeshëm sepse rivalët direktë rritin pikët në përballjet direkte dhe e kalojnë në renditjen(në përballjen direkte), duke e futur ekipin në presion të madh deri në fund. Për të shpëtuar direkt, duhet që Teuta të barazojë ose të humbasë.

Fitorja e durrsakëve dhe e Vorës, Tiranën e çon në “play out”. Nëse nga ana tjetër nëse Bylisi fiton, atëherë rreziku vjen nga ngritja e tyre në kuotë të lartë pikësh, duke e komplikuar gjithashtu garën e mbijetesës, pasi shkon në “play out”. Gjithsesi, barazimi ose humbja e Teutës në këtë skenar, e shpëton direkt. Ndërsa në rast barazimi mes Bylisit dhe Vorës, situata bëhet e favorshme për Tiranën, sepse shpërndarja e pikëve mes tyre e mban garën më të hapur dhe i jep Tiranës shansin për të qëndruar mbi vijën e rrezikut dhe shpëton direkt.

SKENARI 3 Nëse Tirana humb ndeshjen, atëherë mbetet në 41 pikë dhe futet në skenarin më të rrezikshëm të mundshëm. Në këtë rast, nuk ka më kontroll të plotë mbi fatin e saj, sepse gjithçka varet nga kombinimet e rezultateve të rivalëve direkt.

Problemi më i madh është ndeshja Bylis–Vora, ku patjetër njëra skuadër do të marrë pikë dhe kjo automatikisht krijon mundësinë që të paktën një rival të kalojë Tiranën në renditje. Për më tepër, edhe rezultatet e Teutës mund të ndikojnë drejtpërdrejt në klasifikim, duke e bërë situatën shumë të paqartë dhe të rrezikshme deri në javën e fundit.

Në këtë skenar, Tirana futet praktikisht në zonën e “play out” dhe çdo detaj i vogël bëhet vendimtar për mbijetesën. Me humbje, Tirana shpëton direkt, nëse Teuta dhe Vora barazojnë dhe humbasin ndeshjet e tyre.

Në përfundim, gjithçka është e qartë në mënyrë matematikore por shumë e fortë në presion sportiv. Fitore do të thotë shpëtim i sigurt dhe pa llogari të tjera, barazimi e mban Tiranën në një ekuilibër të rrezikshëm që varet nga ndeshjet e rivalëve, ndërsa humbja e fut ekipin në një situatë ku mbijetesa nuk varet më vetëm prej saj por nga një seri rezultatesh të tjera që mund të shkojnë kundër saj. /Panoramasport/

Previous Post

Aksion në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit, ja çfarë u gjetën në qeli

Next Post

Goditet rrjeti i prostitucionit në Itali, identifikohet një shqiptare mes të përfshirave

Next Post
Goditet rrjeti i prostitucionit në Itali, identifikohet një shqiptare mes të përfshirave

Goditet rrjeti i prostitucionit në Itali, identifikohet një shqiptare mes të përfshirave

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al