Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Transporti publik drejt subvencionimit të naftës, nuk do ketë reduktim shërbimi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Transporti publik drejt subvencionimit të naftës, nuk do ketë reduktim shërbimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Me qëllim lehtësimin e kostove për transportin urban dhe interurban publik pas shtrenjtimit të çmimit të karburanteve, qeveria parashikon të rikthejë skemën për subvencionimin e naftës.

Pas kërkesa dërguar ministrive për marrjen e masave, Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban kanë zhvilluar ditën e sotme takim me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe minsitrin e Infrastrukturës dhe Energjetikës Enea Karakaçi.

Kryetari i Shoqatës të Transportit Urban dhe Interurban Dashnor Memaj tha për “Monitor” se gjatë takimit  u vendos që shërbimi do vazhdoj dhe shteti do marre masa për subvencion.

Subvencionimi si masë mbrojtëse për sektorin u zbatua edhe në periudhën e krizës së vitit 2022 për shkak të luftës në Ukrainë. Në atë periudhë transporti publik u subvencionua me për naftën në masën 100 lekë për litër.

Memaj theksoi se ende nuk është përcaktuar se sa do të jetë masa e subvencionit. Sipas tij, detajet pritet të përcaktohen në një takim tjetër që do të zhvillohet ditën e martë. Megjithatë, ai nënvizoi se për sektorin publik, subvencionimi do të jetë i pashmangshëm.

Në letrën dërguar ministrive shoqatat e transportit kërkuan më herët rishikimin e barrës fiskale mbi karburantin, veçanërisht në drejtim të akcizës dhe taksës së qarkullimit; 2- vlerësimin e një politike të veçantë për sektorin e transportit publik për heqjen e TVSH-së; 3- aplikimin e mekanizmave subvencionues ose kompensues, me qëllim garantimin e vijueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së këtij shërbimi në interes të qytetarëve.

Në të kundërt, nëse nuk merreshin masa operatorët paralajmëruan reduktim të shërbimit deri 30%.

Shqetësim për sektorin e transporti publik mbetet rritja e kostove.

Sipas operatorëve rritja e çmimit të naftës nga rreth 145 lekë për litër, përpara krizave të fundit, në rreth 214 lekë për litër, aktualisht, pra një rritje prej afërsisht 70 lekë për litër, ka sjellë një shtim të konsiderueshëm të shpenzimeve operative për operatorët.

“Kjo situatë rëndohet më tej nga pesha e lartë e komponentëve fiskalë në çmimin e karburantit, duke ushtruar një presion të vazhdueshëm mbi kapacitetin financiar të sektorit. Si pasojë, ruajtja e ekuilibrit ndërmjet kostove dhe të ardhurave, si dhe garantimi i të njëjtit nivel shërbimi, me të njëjtën cilësi dhe frekuencë po bëhen gjithnjë e më të vështira”, theksuan më herët operatorët./ Monitor

Previous Post

Kur e qara nuk sjell lehtësim

Next Post

Sigurimet e papaguara të punonjësve arrijnë 270 mln euro më 2025, rreziqet

Next Post
Sigurimet e papaguara të punonjësve arrijnë 270 mln euro më 2025, rreziqet

Sigurimet e papaguara të punonjësve arrijnë 270 mln euro më 2025, rreziqet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al