Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Trajneri Veselinoviç duhet të zgjidhë 2 “halle”, ky Partizan duhet… “rritur”

Editor by Editor
in KRYESORE, Sport
0
Trajneri Veselinoviç duhet të zgjidhë 2 “halle”, ky Partizan duhet… “rritur”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë e dimë se Aleksandar Veselinoviç ka ardhur te Partizani jo për të zënë vendin vakant të lënë pas largimit të Orges Shehit, por për të rregulluar defektet dhe për ta forcuar këtë skuadër që drejtuesit i kanë vënë në dispozicion. Edhe vetë trajneri e ka pranuar se ka marrë një skuadër ku gjërat nuk shkojnë në perfeksion, por ajo që u vu re ishte fakti se nuk preferoi të “qahej”. Le t’i marrim një nga një “hallet” e Veselinoviç te ky Partizan, i ndryshuar shumë gjatë verës.

MBROJTJA – Loja mbrojtëse e ekipit nuk funksionoi në Europë me Orges Shehin në stol dhe nuk e bëri këtë as me Abilaliajn në dy ndeshjet e para të Kategorisë Superiore. Në pesë nga gjashtë ndeshje në total gjatë këtij edicioni të kuqtë kanë pësuar të paktën një gol. Qirko e ka mbajtur portën e pastër vetëm në barazimin 0-0 kundër Iberias, e cila më së shumti u kujdes të ruante fitoren 2-0 të ndeshjes së parë. Të kuqtë kanë 2 fitore, 2 barazime dhe po aq humbje.

SULMI – Mbrojtja pëson gola, por nga ana tjetër edhe sulmuesit nuk janë në formë të mirë. Të vetmit që kanë shënuar në këto gjashtë ndeshje janë Cara dhe Keko me nga një gol kundër Marsaslokut. Në tre sfida kundër Iberias dhe Vllaznisë të kuqtë nuk kanë realizuar dot, teksa kundër Skënderbeut e zgjidhën dy mesfushorë, Rrapaj dhe Mehmeti. Sulmuesit mesa duket kanë nevojë për një trajtim ndryshe.

TË RINJ – Partizani është ekip i ri. Kjo ka avantazhe, por edhe disavantazhe. Në ekip aktualisht janë mbi 20 lojtarë dhe vetëm tre prej tyre janë mbi 30 vjeç. Bëhet fjalë për kapitenin Hoxha (36), Zguron (31) dhe Taipin (31). Në dy ndeshjet e para ka luajtur vetëm Zguro, por edhe ai nuk tregoi pjekurinë e një veterani, pasi u ndëshkua me të kuq. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës janë djem 25 vjeç ose më të rinj, çka dëshmon njëfarë mungese të pjekurisë. Kjo mund të kthehet kundër në rast se Veselinoviç nuk punon për t’i ndërtuar skuadrës një mentalitet “të hekurt” dhe fitues, gjë që për momentin nuk e ka me shumicë.

LIDERSHIPI – Me Alban Hoxhën në plan të dytë dhe Muratajn e larguar, Tedi Carës i ka kaluar shiriti i kapitenit, me kavajasin, që tashmë do të duhet të marrë një detyrë më shumë gjatë lojës. Veselinoviçit do t’i duhet që të punojë për të krijuar liderë të rinj në ekip pas ikjes së emrave si Sota, Atanaskoski, Maget apo Murataj. Të ardhurit nga merkatoja nuk duken në gjendje ta bëjnë këtë, të paktën për momentin.

Previous Post

Detaje nga grabitja në Tiranë/ I mori 50 mijë euro borxh mikut të tij, më pas i vodhi edhe banesën

Next Post

Emri/ Tentoi të vrasë me armë zjarri dy punonjës policie, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari

Next Post
Emri/ Tentoi të vrasë me armë zjarri dy punonjës policie, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari

Emri/ Tentoi të vrasë me armë zjarri dy punonjës policie, ekstradohet nga Belgjika 39-vjeçari

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al