Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të mërkurë fshatin Cakran të Fierit, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në rrethana tragjike.
Rreth orës 14:00, në oborrin e banesës së tij, familjarët kanë zbuluar trupin e pajetë të 28-vjeçarit me iniciale N. Ll. Sipas burimeve të para nga policia, dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.