Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trafikoi 3.3 mln euro drogë në Gjermani, GJKKO dënon Islam Sefan me 11 vite e 4 muaj burg

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Trafikoi 3.3 mln euro drogë në Gjermani, GJKKO dënon Islam Sefan me 11 vite e 4 muaj burg
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor Islam Sefa, i njohur edhe me mbiemrin Xaka, për një seri akuzash të rënda që lidhen me trafikim të narkotikëve dhe drejtim të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, çështja penale ndaj Sefës u shqyrtua me procedurë të shkurtuar, çka solli edhe përfitimin e uljes së 1/3 së dënimit total.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 56, datë 18.09.2025, e dënoi përfundimisht Sefën me 11 vite e 4 muaj burgim.

Islam Sefa u shpall fajtor për:

-Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në 9 episode të ndodhura midis viteve 2020 dhe 2021.

-Drejtim të grupit të strukturuar kriminal, vepër e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Fillimisht, për veprën penale të trafikimit të drogës, ai u dënua me 17 vite burg, ndërsa për drejtimin e grupit kriminal, me 5 vite burg. Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal (bashkimi i dënimeve), u caktua një dënim përfundimtar prej 17 viteve, i cili më pas u reduktua në 11 vite e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar (neni 406/1 i K.Pr.Penale).

Vuajtja e dënimit për Islam Sefën do të nisë nga dita e arrestimit të tij, dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Previous Post

BE autorizon ilaçin për trajtimin e depresionit te gratë pas lindjes

Next Post

Itali/ Vrasja e Ilaria Sulës, Prokuroria: Nëna e autorit e ndihmoi të pastronte litra gjak

Next Post
Itali/ Vrasja e Ilaria Sulës, Prokuroria: Nëna e autorit e ndihmoi të pastronte litra gjak

Itali/ Vrasja e Ilaria Sulës, Prokuroria: Nëna e autorit e ndihmoi të pastronte litra gjak

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al