Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Tjetër tronditje për artin pas Luvrit! Grabitje spektakolare në Sao Paulo, vidhen gravura të artistit të famshëm francez nga biblioteka publike

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Tjetër tronditje për artin pas Luvrit! Grabitje spektakolare në Sao Paulo, vidhen gravura të artistit të famshëm francez nga biblioteka publike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona të armatosur vodhën tetë gravura të artistit të famshëm francez Henri Matisse dhe pesë vepra të piktorit brazilian Candido Portinari nga biblioteka “Mario t’Andratx” në Sao Paulo, ku të dielën po mbahej një ekspozitë arti.

Sipas policisë, grabitësit kërcënuan një roje dhe një çift të moshuarish që ndodheshin në sallë, më pas thyen një vitrinë xhami ku ruheshin gravurat dhe dokumentet, i futën ato në një qese kanavacë dhe u larguan qetësisht nga hyrja kryesore. Bashkia e Sao Paulos konfirmoi vjedhjen e veprave, të cilat ishin pjesë e ekspozitës “Nga Libri në Muze”, një bashkëpunim mes bibliotekës dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor (MAM).

Ekspozita, e hapur në tetor dhe tashmë e mbyllur, përmbante libra dhe punime të rralla nga vitet 1940–1950.

Faqja braziliane G1 raportoi se autorët e dyshuar u identifikuan përmes kamerave të sigurisë, ndërsa policia ka nisur një hetim të plotë. Nuk janë bërë publike detaje të sakta mbi veprat e Matisse (1869–1954) dhe Portinari (1903–1962) që u vodhën. Sipas gazetës Folha de São Paulo, midis veprave të vjedhura përfshiheshin kolazhe nga albumi i famshëm Jazz i Matisse, botuar në vitin 1947, prej të cilit ekzistojnë vetëm 300 kopje në mbarë botën. Artisti konservator Tandeu Chiarelli e quajti vjedhjen “shumë të keqe”, duke theksuar se vlera kulturore dhe artistike e këtyre gravurave është “e paçmuar”.

Nga ana tjetër, pesë gravurat e Portinari-t ishin pjesë e librit Menino de Engenho (1959). “Këto janë vepra aq të rralla, sa është pothuajse e pamundur që dikush t’i blejë,” theksoi Chiarelli. Ngjarja vjen pas disa grabitjeve të tjera të bujshme në botën e artit, përfshirë vjedhjen e bizhuterive me vlerë mbi 88 milionë euro nga Muzeu i Luvrit, ku disa anëtarë të grupit të dyshuar u arrestuan, por pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura ende nuk është gjetur.

Ndërkohë, në vitin 2007, një vepër e Portinari-t u vodh nga Muzeu i Artit në São Paulo (MASP), duke treguar se koleksionet braziliane vazhdojnë të jenë objektiv i bandave të specializuara në tregun e zi të artit. Autoritetet në Sao Paulo po vijojnë hetimet, ndërsa kërkimi për veprat e çmuara dhe autorët e grabitjes mbetet në vijim.

Previous Post

Surprizon Ivanka Trump, studion historinë dhe kulturën shqiptare, ndan tre libra për Shqipërinë, mes tyre dhe “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” të Kadaresë

Next Post

Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista

Next Post
Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista

Incidenti, avioni i linjës Prishtinë- Stamboll del nga pista

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al