Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tirana mbushet me kulla, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë banorë në 2024

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Tirana mbushet me kulla, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë banorë në 2024
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vit pas viti Kryeqyteti po e humbet rolin e vet si qendër graviteti për popullsinë e qarqeve të tjera. Rimet e rritjes së popullsisë në Tiranë po bien vit pas viti, teksa emigrimi i trurit është në rritje.

Në 1 janar 2025 popullsia e qarkut të Tiranës arriti në 759,981 banorë ose 1,766 më shumë se në 1 janar 2024. Kjo rritje është shumë larg shtesës gati prej rreth 18 mijë banorësh të rinj në vitin 2015.

Teksa rritja e popullsisë së Tiranës po shteron, ndërtimet nga ana tjetër kanë pësuar rritje jo të zakontë. Në 2024, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Edhe gjatë pjesës së parë të këtij viti, Këshilli Kombetar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka dhënë leje të shumta për kulla e komplekse në Tiranë, që nuk janë reflektuar ende në të dhënat zyrtare të INSTAT. Ky i fundit ka raportuar vetëm lejet e dhënat nga Bashkia, që miraton ndërtimet me kate të ulëta.

Teksa Tirana po zgjerohet në periferi me komplekse vila dhe komplekse rezidenciale në qendër po ndërtohen kulla të larta. Të dhënat tregojnë se volumi i ndërtimeve po ecën në kah të kundërt me rritjen e popullsisë. Vitet e fundit emigracioni nga kryeqyteti për jashtë vendit është rritur nga kostot më të larta të jetesës. Gjithnjë e më shumë persona të arsimuar po largohen nga Tirana për karrierë në vende e tjera dhe për arsim më të mirë për fëmijët.

Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2025 u tkurr me mbi 27 mijë persona në krahasim me 1 janar 2024. Rënia ishte e fortë në qarqe si Elbasani, Korça, Lezha dhe Dibra që kanë tkurrje me mijëra banorë brenda një viti. Edhe Vlora ka vijuar trendin në rënie, duke kaluar nga 145 mijë banorë në vitin 2024 në rreth 144 mijë këtë vit.

Rënia më e fortë është regjistruar në qarkun Elbasan, ku popullsia ka zbritur nga mbi 231 mijë në 226 mijë, ndërsa Korça ka humbur mbi 3 mijë banorë. Kukësi dhe Gjirokastra shfaqin gjithashtu një tendencë tkurrje.

Në kontrast me këtë trend, Tirana ka regjistruar një rritje të papërfillshme, ky ndryshim prej më pak se 2 mijë banorësh e lë popullsinë e kryeqytetit pothuajse të pandryshuar, pavarësisht faktit se ndërtimet e reja janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se një faktor që ka nxitur blerjet në kryeqytet mbeten dhe emigrantët, apo dhe të huajt, që blejnë për qëllime investimi.

/Monitor.al/

Previous Post

Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Albchrome shkruan se humbi 720 mijë euro në 2024

Next Post

Këmbimi valutor 22 shtator/ Me sa blihen e shiten valutat e huaja

Next Post
Kursi i këmbimit valutor, me sa shiten e blihen valutat e huaja

Këmbimi valutor 22 shtator/ Me sa blihen e shiten valutat e huaja

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pse italianët ‘e pastrojnë’ pjatën me bukë?

Pse italianët ‘e pastrojnë’ pjatën me bukë?

November 2, 2026
20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

20 tufa me € në vilën e Ballukut, çfarë deklaroi familja e pastrueses në SPAK?

November 2, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al