Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tiku i burgjeve dhe shuli i “hapur” i qelisë së Lalit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Tiku i burgjeve dhe shuli i “hapur” i qelisë së Lalit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Një aksion i beftë i SPAK në Burgun e Durrësit me mandat kontrolli për mbajtjen e sendeve të paligjshme nëpër qeli (kryesisht telefonë celularë), është alarmi i parë se ka nisur ndryshim i madh në majën e kupolës së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Në krye të këtij institucioni është emëruar Adriatik Kupi, një personazh tërësish periferik përsa i përket “formatit politik” në artikulimin e “arritjeve imagjinare qeveritare”, por person mjaft i rëndësishëm në konceptin sesi funksionon Rilindja.

Ai njihet si mik i hershëm i Erion Veliajt, duke e kthyer kryesisht Njësinë Administrative Petrelë por edhe zona të tjera rurale të kryeqytetit në një “pashallëk personal”, në emërimin e zyrtarëve lokal, por mbi të gjitha punësimet dhe ndikimin e tij në OSHEE, ku për disa kohë shërbeu si Drejtor në Operatorin e Sistemit të Transmetimit në linjat e tensionit të lartë.

Tashmë “kabllot” janë një e shkuar pasi po shtrihen në çdo burg ku SPAK ka dërguar zyrtarët e lartë të pushtetit aktual. Kontrolli i Prokurorisë Speciale në Burgun e Durrësit nuk ishte rutinë. Në atë institucion të vuajtjes së dënimit përveç personave të tjerë ndodhen edhe dy “VIP-a” të mazhorancës, Erion Veliaj dhe Ilir Beqja. Kryebashkiaku që prej 13 shkurtit të vitit të kaluar është “banori i veçantë” i këtij burgu.

Në disa përgjime telefonike të SPAK, të cilat janë pjesë e çështjes gjyqësore, Veliaj ankohej se ushtronin kontrolle në qeli, e madje për këtë bënte përgjegjës “fshatarin Manja”, që do “ia fuste thonjtë në fyt”… Po ashtu vijoi me ankesa sa efektivët e policisë së këtij burgu i kishin cënuar privatësinë në një rast që kishte shkuar për vizitë tek mjeku.

Tashmë situata për të është kthyer në favor, për të hapur “shampanjën” sapo u njoftua se në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është emëruar Adriatik Kupi. Nëse shihen videot propagandistike të Veliaj gjatë kohës kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë, çdo centimetër asfalt i hollë e i ngushtë i hedhur në “shtigjet” e fshatrave të Tiranës kishin praninë e Tikut. Miqësia mes tyre konfirmohet edhe nga vizitat e shpeshta në bashki dhe emërimin me firmën e Veliajt në krye të Njësisë Administrative Petrelë të kushëririt të parë të Kupit.

Pavarësisht aksionit të beftë në burgun ku vuan dënimin edhe “miku Tikut” nuk ka të dhëna për sendet e gjetura dhe inventarin e plotë të kontrollit. Nëse ka një urdhër nga lart që vetëm drejtorët e mëdhenj mund ta japin pa “telefon me kabëll”, mund të fshihen lehtë telefonët në zyrën e VIP-ave. Edhe agjentët e BKH-së nuk e kanë të lehtë të depërtojnë në kontrolle të befasishme.

Procedurialisht ata paraqiten në sportelin e burgut, japin të dhënat personale, dorëzojnë “mandatin e kontrollit” dhe pas disa minutave “procedurë ligjore” në zbatim të rregullores kanë të drejtën e ushtrimit të kontrollit. Kjo kohë është e mjaftueshme që “miqtë e të madhit” të lajmërohen në kohë për të hequr ose larguar sendet e paligjshme.

Vetë Lali është me “precedent” në këtë çështje, pasi përdorimin e telefonëve celularë në mënyrë të paligjshme e ka bërë edhe më parë, ku e pësoi edhe një gardian që e shoqëronte. Kohë e shkuar… Benefitet për Lalin dhe “lalët e tjerë” të Rilindjes edhe brenda qelisë kanë nisur të duken. Llozi i rëndë i qelisë që të përplaset para fytyrës tashmë nuk ka vlerë, pasi dyert janë të “hapura” për çdo kërkesë!

Previous Post

“Plumbi i Artë” dy vite në GJKKO, dëshmitë periferike zvarrisin procesin

Next Post

Ndryshon procedura për lëvizjen në zonën Shengen, çfarë duhet të dini

Next Post
Ndryshon procedura për lëvizjen në zonën Shengen, çfarë duhet të dini

Ndryshon procedura për lëvizjen në zonën Shengen, çfarë duhet të dini

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

September 11, 2026
Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

September 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al