Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Tifozët braktisin derbin, më të shumtë në Lushnja-Besa. Dy momente të dyshimta për penallti

Editor by Editor
in Sport
0
Tifozët braktisin derbin, më të shumtë në Lushnja-Besa. Dy momente të dyshimta për penallti
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në këtë sezon po shënohen limite të reja në ligën më të fortë në vend. Jo vetëm në cilësi, por edhe në interesin dhe vëmendjen që merr ky kampionat nga ana e tifozëve. Për ta ilustruar po bëjmë një krahasim të ndeshjes Partizani-Dinamo dhe sfidës së të Parës, LushnjaBesa, e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Në këtë ndeshje ishin të pranishëm rreth 1200 tifozë, një shifër shumë më e lartë se mbrëmë në “Arenën e Demave”, ku në stadium ishin 750 spektatorë, një shifër qesharake në një ndeshje, ku zbrisnin në fushë 35 tituj kampion. Ndërkaq, më poshtë keni disa nga momentet pikante të një prej derbeve më të përgjumur të viteve të fundit.

*Rreth një orë para nisjes së sfidës, dy prej mungesave të mëdha të kësaj ndeshjeje, Atanaskoski dhe Sota, bëjnë vrapime intensive rreth fushës. Qëllimi është derbi me Tiranën.

*Para ndeshjes në kafenenë e stadiumit shfaqet Bintsuka duke çaluar dhe Cara, dy mungesa të tjera të rëndësishme.

*Shqipërim Taipi, vëllai i Gjelbrimit, ishte i pranishëm në stadium për të ndjekur nga pranë vëllain e tij. Prej disa muajsh ai është transferuar në Kazakistan, te skuadra e Kaspi Aktau. Vitin e shkuar dy vëllezërit ishin shokë skuadre te Kukësi.

*Kur është momenti për të dhënë udhëzime te lojtarët e pozicionuar larg dhe ku duhet shumë zë, Kalari hyn herë pas here në skenë dhe ja del shumë mirë të japë mesazhet e tij. Në një moment kalon edhe kufizimin e pankinës dhe shkon në vijën e gjysmëfushës, pranë anësorit.

*Ndikuar nga fakti që ishte ditë e hënë dhe një orar i vështirë për tu arritur, por edhe nga i ftohti tifozët nuk e kishin parë të arsyeshme të vinin në stadium në numër të shumtë. Të pranishëm në “Arena e Demave” ishin vetëm 750 tifozë, shifër qesharake për një sfidë mes dy prej skuadrave më me histori në vendin tonë.

*Ditën e djeshme i pranishëm në stadium ishte edhe Artim Pollozhani, ish-ndihmëstrajneri i Partizanit në kohën e Ilir Dajës. Ai aktualisht është ndihmës i Dajës në Kosovë te Ballkani dhe ndodhet në Tiranë për të përgatitur ndeshjen e dardanëve ndaj Viktoria Pëlzen, që do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

MOVIOLA

Dy momente të dyshimta për 11-metërsh

Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Dinamos, e gjykuar nga elbasanasi Enea Jorgji, kishte dy momente të dyshimta për penallti.

47’ Kristian Mba rrëzohet në zonë në një duel me Rustem Hoxhën për topin dhe proteston për një 11-metërsh, por Jorgji vijon lojën, teksa edhe pas analizimit të Latës në VAR, qëndron në fuqi vendimi i dhënë nga kryesori në momentin e parë. Pamjet i japin të drejtë Jorgjit, me Mba, që në pamundësi për të kontrolluar topin, ka kërkuar kontaktin me kundërshtarin. (VIDEO)

64’ Lorenco Vila hyn në zonë dhe pas një këmbe të zgjatur të Muratajt, rrëzohet dhe kërkon penallti. Jorgji vijon lojën, teksa edhe VAR nuk e thërret për të parë momentin. Pamjet tregojnë për një moment të dyshimtë, por në pamje të parë kontakti duket shumë i lehtë. (VIDEO)

 

Previous Post

Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2024

Next Post

Dosja Xibraka, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 70 vite burg

Next Post
Dosja Xibraka, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 70 vite burg

Dosja Xibraka, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 70 vite burg

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al