Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tifozat Kuq e Zi thirrje shqiptarëve: Mos shkoni në stadium, ta mbushin me VIP-a si me Serbinë kundër Letonisë

admin by admin
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tifozat Kuq e Zi thirrje shqiptarëve: Mos shkoni në stadium, ta mbushin me VIP-a si me Serbinë kundër Letonisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët më të zjarrtë të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi, kanë dalë me një thirrje të fortë publike për të bojkotuar ndeshjen e radhës ndaj Letonisë në “Air Albania”. Në një reagim të gjatë, ata akuzojnë Federatën Shqiptare të Futbollit për përjashtimin e qëllimshëm të tyre nga stadiumi dhe e cilësojnë këtë një vendim politik, duke paralajmëruar se FSHF synon ta mbushë tribunën me “VIP-a” në vend të tifozëve të vërtetë.

Statusi: Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë në Tiranë dhe si për çudi, me çmime të ulëta, nga frika se do t’u mbesin karriget bosh. I njohim mirë këto lëvizje. Është ndeshja e katërt radhazi ku FSHF na ka përjashtuar haptazi, duke na margjinalizuar dhe stigmatizuar qëllimisht. Nuk është rastësi, është vendim politik inatçor!

Ky përjashtim nuk ka të bëjë me sjellje. Ka të bëjë me qëndrimin tonë. Ne patëm guximin të themi JO bashkëorganizimit të Kampionatit Europian U21 me serbinë, në një kohë kur ky bashkëpunim fyes e turpërues u prezantua si sukses. Për këtë, TKZ është ndëshkuar dhe etiketuar. Kjo është e vërteta që duan ta fshehin.

Edhe më shqetësuese është heshtja e turpshme e lojtarëve të Kombëtares. Nuk presim të na duartrokasin. Por të paktën të mos harrojnë kush i ka ndjekur në çdo cep të Europës. Kush i ka ngritur kur janë rrëzuar. Kush ka derdhur zë dhe pasion për ta, pa pagesë, pa sponsorë, pa interesa. Sot, kur padrejtësia është e hapur, ata zgjedhin të heshtin dhe t’i shërbejnë qorrazi një federate që përjashton popullin nga Kombëtarja e vet.

Për këtë arsye, Tifozat Kuq e Zi ju ftojnë të #mosSHKONI ndaj Letonisë.
Jo ndaj fanellës, por ndaj atyre që e përdorin atë për interesa personale dhe që duan stadiume plot me heshtje.

Le t’i mbushë FSHF tribunat me modele që marrin bileta me një SMS. Le të kënaqet me versionin “VIP” të Kombëtares, ku bukuria vlen më shumë se zëri, dhe marketingu ka më shumë peshë se përkushtimi.

Kombëtarja është e popullit. Jo e sponsorëve. Jo e klientelës. Jo e zëdhënësve të heshtur.

#TKZ
#BojkotFSHF
#KunderEuro2027meshkije

Tags: BojkotdukaTKZ
Previous Post

“Topi i Artë”/ Ousmane Dembele shihet si favorit për të fituar trofeun

Next Post

Trafiku i kokainës, Elton Arbana si ‘zar’ i Julian Ballës – Si i dha tenderin 1.2 mln euro për mbetjet

Next Post
Trafiku i kokainës, Elton Arbana si ‘zar’ i Julian Ballës – Si i dha tenderin 1.2 mln euro për mbetjet

Trafiku i kokainës, Elton Arbana si 'zar' i Julian Ballës - Si i dha tenderin 1.2 mln euro për mbetjet

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026
Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione në protestën e 19 tetorit, fishekzjarrë drejt selisë së PS-së dhe policia përgjigjet me gaz lotsjellës

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al