Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Tifozat Kuq e Zi” i tregojnë vendin Dukës: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, Sport
0
“Tifozat Kuq e Zi” i tregojnë vendin Dukës: Flamurin e UÇK-së s’do ta ndalni as ju dhe as miqtë tuaj në Beograd
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët ultras të kombëtares, të njohur si ‘Tifozët kuqezi’, ishin mungesa e madhe e kuqezinjve në barazimin pa gola ndaj Serbisë, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

‘Tifozët kuqezi’ nuk kanë “qëndruar duarkryq” dhe kanë reaguar pak ditë pas sfidës.

Ata nuk hezitojnë edhe të ironizojnë, duke e cilësuar ndeshjen si miqësoren më të shikuar në histori.

Sa I përket ndalimit të flamurit dhe simboleve të UÇK-së në stadium tifogrupi theksoi se kjo gjë kishte ndodhur vetëm në Beograd, ndërsa tani ndodhi edhe në mes të Tiranës duke akuzuar FSHF-në dhe Armand Dukën që u kujdesën për të kënaqur Serbinë duke injoruar historinë e Shqipërisë.

Shkoi edhe kjo ndeshje. “Miqësorja më e shikuar në histori”, siç u mburrën miqtë e shkijeve në FSHF. U kënaqën të gjithë: serbët, agjencitë turistike që grabitën biletat, VIP-at që “fituan” në shortin tuaj magjik, e mbi të gjitha arka juaj, që u mbush si kurrë më parë.

“800 mijë kërkesa për bileta”, thanë. Në fund, stadiumi kishte mbi 2 mijë karrige bosh. Tifozët shqiptarë i’u nënshtruan kontrolleve që s’i gjen as në aeroportet më të rrepta të botës, e jo më në sport. Në asnjë stadium, në asnjë sport, në asnjë vend të botës nuk ndalohen simbolet e kombit tënd. Kjo ndodh vetëm në stadiumet tona, aty ku udhëheqin miqtë e shkijeve. Por me rëndësi është të kënaqen shkijet; për historinë e krenarinë tonë kush lodhet!

Dje u konfiskuan bluza e shalla me mbishkrimet nga më të ndryshmet: “O sa mirë me qenë Shqiptar!”, “Prishtina”, “Kosova”, “Shkëndija” etj. Simboli i UÇK-së? As që diskutohet. Për pak flamuj të futur brenda pamë skena qesharake e përçmuese: mbi 20 policë u vërsulën të zhveshin një djalë që mbante në gjoks shqiponjën dykrenare dhe stemën e UÇK-së. Ky “krim” nuk ndalohet me ligj në asnjë qytet të Shqipërisë – pse stadiumi qenka më i veçantë? Në stadiumin tonë, ku duhet t’i këndohet vendit dhe identitetit tonë, simbolet tona kombëtare u trajtuan si një rrezik.

Sa për simbolin e UÇK-së, ua përsërisim: ne, Tifozat Kuq e Zi, marrim përsipër çdo gjobë që mund t’ju vendoset për të. Dërgoni faturat që sot. Pra, flamurin e UÇK-së nuk do t’a ndalni kurrë! As ju, as miqtë tuaj në beograd, e askush në këtë planet. E kemi shpalosur në çdo ndeshje të Kombëtares tash e 21 vite, dhe njejtë do të veprojmë edhe nesër në Riga, e në ndeshjet e radhës. Të shtunën u futëm në stadium vetëm për këtë gjë. Pasi arritëm qëllimin dhe shpalosëm flamurin e UÇK-së, lëshuam përsëri stadiumin. Ju sfidojmë të na ndalni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)

Tags: armand dukaArmando DukafshfTifozat Kuq e Zi
Previous Post

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

Next Post

Berat/ Shisnin kanabis në doza, në pranga dy të rinj (Emrat)

Next Post
I dënuar me 2 vite e 7 muaj burg për dr*gë, arrestohet i riu në Burrel

Berat/ Shisnin kanabis në doza, në pranga dy të rinj (Emrat)

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

October 21, 2026
“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al