Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, SHOWBIZ
0
Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillimeve dhe protestave në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e raportimit të drejtë dhe të pavarur. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, artisti ka kërkuar që qytetarëve që po protestojnë tu jepet hapësira e merituar për ta shprehur zërin e tyre.

Capital T ka theksuar se gazetaria nuk është vetëm profesion, por edhe përgjegjësi morale ndaj së vërtetës dhe interesit publik. Ai ka bërë thirrje për raportim pa censurë, duke nënvizuar rëndësinë e dokumentimit të padrejtësive, shkeljeve të të drejtave dhe keqpërdorimit të pushtetit.

Në fund të postimit, reperi ka theksuar se heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje kur qytetarët kërkojnë të dëgjohen, duke rikujtuar rolin e mediave në informimin e publikut dhe pasqyrimin e çështjeve me interes të përgjithshëm.

POSTIMI I Capital T:

Thirrje për mediat e Kosovës! Ajo që po ndodh në Shqipëri nuk duhet të kalojë në heshtje. U bëj thirrje mediave të Kosovës që t’i kushtojnë vëmendjen dhe hapësirën e merituar zërit të qytetarëve që po protestojnë. Gazetaria nuk është vetëm profesion, por edhe përgjegjësi morale ndaj së vërtetës dhe interesit publik. Nuk kërkoj raportim të njëanshëm, por raportim të drejtë, të pavarur dhe pa censurë. Të dokumentohet çdo padrejtësi, çdo shkelje e të drejtave dhe çdo keqpërdorim i pushtetit, pa fshehur asnjë fakt. Kufiri na ndan administrativisht, por e vërteta dhe përgjegjësia për njëri-tjetrin nuk njohin kufij. Heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje kur qytetarët kërkojnë të dëgjohen. Capital T.

Pas postimit të Capital T për mbështetjen e protestës, artisti është kërcënuar nga Policia e Tiranës. Në një AUDIO-PËRGJIMI, që Dosja.al ka siguruar, Oficeri Niko kurti, e telefonon  Capital T, duke i bërë presion. Polici e pyet se ku ndodhet për momentin dhe i kërkon detaje se kur do ktheth në Tiranë. Gjatë bisedës, këngëtari i thotë që është në Amerikë dhe nuk ka një datë të caktuar se kur do të kthehet.

Në një moment gjatë bisedës, Oficeri Niko kurti, nuk flet dhe i thotë që mos e mbyllë telefonin për momentin dhe pastaj e pyet dhe i thotë që nuk u prezantua se kush është. “Trim Ademi je?” i thotë Oficeri i Policisë. Në fund të telefonatës, Oficeri Niko Kurti i kërkon këngëtarit që, pas kthimit nga Amerika, të paraqitet në zyrën e tij për të biseduar personalisht. Ai thekson se bëhet fjalë për një bisedë që nuk mund të zhvillohet në distancë, përmes telefonit, por që kërkon një takim ballë për ballë.

EKSKLUZIVE/ Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas

Niko kurti: Jam oficer te Myslim Shyri në Tiranë. Ku jeni?

Capital T: Mirëmëngjes, jam në Amerikë.

Niko kurti: Kur do ktheheni.

Capital T:  Nuk kam ndonjë datë. Më pyet. 

Niko kurti: Nuk është bised që bëhet në telefon. Kur ke ik në Amerikë?

Capital T: Kam ca ditë?

Niko kurti: Një sekond mos ma mbyll, një sekond të lutem!

Capital T: Këtu jam pa merak.

Niko kurti: Më dëgjon tani, nuk ma the kush ishe?

Capital T: Kë kërkon vëlla?

Niko kurti: Trim Ademi je?

Capital T: Po

Niko kurti: Kur të vish do të pyes, të sqaroj për një rrethanë.

Capital T: Po mirë për ca bëhet fjalë

Niko kurti:  Mos u shqetëso se me qenë sdo të merrnim në telefon. kur te vish në Tiranë hajde këtu te puna dhe flasim.

Ndërsa protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e nëntë të revoltës, përplasjet me policinë vijojnë, ashtu si edhe akuzat dhe replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe studentëve protestues. Të martën, OSBE-ja i bëri thirrje policisë të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve. Gjatë nëntë ditëve të protestës, studentët janë dhunuar barbarisht nga efektivët e policisë, ku këta të fundit i kanë qëlluar edhe me plumba gome në të gjithë pjesët e trupit, duke u rrezikuar jetën. Ndërkohë, rasti i këngëtarit, Capital T, është një tjetër shembull i tensioneve dhe presionit të raportuar gjatë protestës, ku nuk janë kursyer as figurat publike dhe as gazetarët. Studentët vijojnë të kërkojnë zgjidhje për shqetësimet e tyre, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Previous Post

“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

Skandali- Policia e Tiranës kërcënon Capital T pas mbështetjes për protestën (AUDIO-PËRGJIMI)

October 21, 2026
“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al