Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Tërmeti në Japoni: Gara me kohën për të gjetur të mbijetuar

Editor by Editor
in BOTË
0
Tërmeti në Japoni: Gara me kohën për të gjetur të mbijetuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra shpëtues vazhdojnë të garojnë me kohën për të mbijetuarit e tërmetit të Vitit të Ri në Japoni që ka vrarë të paktën 84 njerëz, duke shpresuar të shpëtojnë sa më shumë që të munden, pavarësisht se të enjten pasdite, sipas kohës lokale, mbyllet “dritarja e mbijetesës” prej 3 ditësh. .
“Ne duhet të vazhdojmë të përqendrojmë përpjekjet tona në shpëtimin e njerëzve, edhe pasi kanë kaluar 72 orë nga fatkeqësia”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida gjatë një konference për shtyp.

Shkalla e mbijetesës bie 72 orë pas një tërmeti , sipas shërbimeve të shpëtimit. Deri më tani, 156 persona janë shpëtuar, por të paktën 179 mbeten të zhdukur, sipas autoriteteve.
Shtrirja e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti dhe cunami mbetet e paqartë, me ekipet e shpëtimit që përpiqen të arrijnë në pjesët më veriore të gadishullit, ku janë regjistruar shumica e vdekjeve, për shkak të rrjetit të prishur rrugor.

Tre ditë pas tërmetit, qasja në 30 fshatra nuk është e mundur, sipas autoriteteve prefekturale Ishikawa.

Ndihma materiale po shpërndahet nga pikatore dhe shumë viktima të tërmetit, të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre, mbeten pa ushqim, ujë, energji elektrike dhe komunikime mes temperaturave të ngrira dhe motit të keq, thanë gjithashtu autoritetet.

3,000 vakte dhe 5,000 shishe uji të shpërndara deri të mërkurën nuk janë të mjaftueshme për 11,000 viktimat e tërmetit në qytetin e Uajima, tha kryebashkiaku Shigeru Sakagushi gjatë një takimi të autoriteteve rajonale për menaxhimin e krizave.

“Para së gjithash janë rrugët, rrugët e dëmtuara që pengojnë jo vetëm dhënien e ndihmave, por edhe rikuperimin e energjisë elektrike, ujit, rrjetit celular dhe infrastrukturës tjetër të rëndësishme”, theksoi ai.
Probleme janë raportuar deri më tani në afro 100 rrugë në rrjetin rrugor rajonal, sipas zyrtarëve të Ishikawa.
“Krahasuar me fatkeqësitë e tjera, gjendja e rrjetit rrugor për në Uajima është shumë e keqe. Ndjehem sikur po merr më shumë se zakonisht për të mbërritur ndihma”, tha për Reuters Sunsaku Kohriki, një anëtar i shërbimeve mjekësore që ka ndihmuar në fatkeqësi të tjera.

“Besoj realisht se ata që lanë shtëpitë e tyre do të duhet të jetojnë në kushte vërtet të vështira për disa kohë”, shtoi ai.

Pa ujë të rrjedhshëm

Nevojat bazë si aksesi në internet, furnizimet mjekësore dhe tualetet e pastra gjithashtu nuk mund të plotësohen.

“Nuk kemi ujë të rrjedhshëm. Ne nuk mund t’i lajmë duart pasi shkojmë në tualet, “tha Kyoko Kinoshita, 62 vjeç, ndërsa priste në radhë me 200 të mbijetuar të tjerë për të marrë ushqim në Uajima. “Një nga foshnjat në qendrën e evakuimit është tre javëshe dhe duket se nuk ka as ujë të mjaftueshëm dhe as qumësht të mjaftueshëm për foshnjën”, shtoi ajo.
Qeveria u zotua të sigurojë në mënyrë proaktive furnizime në vend që të presë që autoritetet lokale të bëjnë kërkesa zyrtare. Përveç kësaj, që nga e hëna, ajo ka pesëfishuar numrin e anëtarëve të Forcës Vetëmbrojtëse të ngarkuar me operacionet e shpëtimit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të shpëtimtarëve në rreth 7,000.

 

Previous Post

Këto shenja të horoskopit janë të vështira për t’u dashuruar

Next Post

Raporti i Kongresit të SHBA-së zbulon sekretin: Rama shpenzoj shumë para në…

Next Post
Raporti i Kongresit të SHBA-së zbulon sekretin: Rama shpenzoj shumë para në…

Raporti i Kongresit të SHBA-së zbulon sekretin: Rama shpenzoj shumë para në…

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al