Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Tentakulat e patronazhistëve kapin edhe emigrantët”, Berisha publikon të dhëna të tjera nga laptopi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Tentakulat e patronazhistëve kapin edhe emigrantët”, Berisha publikon të dhëna të tjera nga laptopi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë, duke publikuar të tjera detaje që, sipas tij, dalin nga një laptop që i atribuohet Belinda Ballukut.

Sipas Berishës, të dhënat që përmban laptopi i sekuestruar tregojnë një skemë të gjerë përfshirjeje të punonjësve të administratës si patronazhistë, të cilët dyshohet se kanë ushtruar ndikim ndaj votuesve në rrethin e Fierit përmes premtimeve për punësim.

"Tentakulat e patronazhistëve kapin edhe emigrantët",

Ai përmendi emra konkretë si Nazmi Kojku, Rajmnonda Mehmeti, Ervis Nilo, Ina Duka dhe Dritan Kllajdi si pjesë e kësaj skeme.

"Tentakulat e patronazhistëve kapin edhe emigrantët",

Berisha deklaroi se rrjeti i patronazhistëve nuk është kufizuar vetëm brenda vendit, por ka shtrirë ndikimin edhe në diasporë.

"Tentakulat e patronazhistëve kapin edhe emigrantët",

Sipas tij, punonjës të administratës janë angazhuar me detyra të posaçme për të garantuar vota për Partinë Socialiste jashtë Shqipërisë, duke identifikuar votuesit me kode si “mbështetës i PS”, “i paqartë”, “opozitar” apo “i paditur”.

"Tentakulat e patronazhistëve kapin edhe emigrantët",

Ai theksoi se qytetarët jashtë vendit janë kontaktuar nga patronazhistë përmes telefonatave ose takimeve direkte, për t’u bindur të votojnë për mazhorancën nën premtimin për favore ose nën kërcënimin se familjarët e tyre do humbasin vendet e punës.

Deklarata

Rikthehemi tani se këto janë zhvillime të cilat nuk mund të kalojnë pa u denoncuar.

Por kodi është një kërcënim serioz për çdo qytetar. Për çdo biznes, për çdo pronë.

Është kod i narkosve.

Tani, edhe njëherë farsa elektorale 11 maj 2025 ishte farsa më e shëmtuar në historinë e vendit me arkitekt, autor kryesor Edi Ramën, me avokat kryesor Altin Troplinin.

Laptopi ka zbuluar, dje ju patë se si laptopi i Lubi Ballukut sipas të dhënave, përmbante të gjitha dokumentet se si patronazhistët e saj, nëpunës administrate, miklonin me oferta për punë me qindra mijëra qytetarë, banues në rrethin e Fierit.

Tani, tentakulat mafioza të patronazhistëve të partisë së krimit nuk kënaqen vetëm me veprimtarinë brenda, por janë shtrirë po kaq në diasporë.

Drejtorë, punonjës të të gjitha rangjeve, me detyra të caktuara për të garantuar vota në diasporë dhe votimin për PS-në.

Janë disa punonjës të administratës si Nazmi Kojku, Rajmnonda Mehmeti, Ervis Nilo, Ina Duka, Dritan Kllajdi dhe qindra e qindra patronazhistë të tjerë.

Në administratën e bashkisë Fier, njësitë administrative, në kadastër, zyrat e punës, drejtoritë e shërbimeve, ndërmarrjet publike në varësi të ministrive, OSHE, ujësjellës-kanalizim, mësues, sekretarë, staf ndihmës, njësitë e kujdesit shëndetësor, tatime, dogana, zyrat e sigurimeve shoqërore janë qendrat e punës të patronazhistëve famëzinj.

Ndërmarrje private nën ndikim shtetëror ose me lidhje politike.

Votuesit jashtë vendit janë regjistruar me kode: si mbështetës i PS, i paqartë, mbështetës i opozitës, i paditur ose i panjohur.

Pra, kanë bërë gjithçka që të kontrollojnë vullnetin e qytetarëve.

Këta votues janë telefonuar ose kontaktuar direkt nga patronazhistët për t’i mikluar ose kërcënuar se do humbasin vendet e punës njerëzit e tyre.

Pra, kjo ka qenë një nga misionet e zeza të patronazhistëve në rrethin e Fierit dhe që nuk dallojnë, të njëjta në gjithë Shqipërinë.

Por ne morëm Fierin meqenëse i tregonte laptopi të gjitha të dhënat.

Previous Post

Pas Çelës, edhe Dhoma e Avokatisë del kundër Kodit të ri Penal: Represiv dhe skandaloz, bie ndesh me parimet e avokatit

Next Post

KAS rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, Arjan Ndoja shkon në Parlament

Next Post
KAS rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, Arjan Ndoja shkon në Parlament

KAS rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, Arjan Ndoja shkon në Parlament

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

July 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al