Situata para Kryeministrisë është tensionuar, ku efektivët e policisë kanë përdorur spraj lotsjellës dhe spraj me piper në drejtim të protestuesve.
Përballë përshkallëzimit të situatës, në terren është angazhuar edhe autoboti me ujë, ndërsa raportohet se efektivët kanë shoqëruar disa prej protestuesve.
Gjatë përplasjeve, një i ri është rrezikuar të shoqërohet nga policia, por bashkëmoshatarët e tij kanë ndërhyrë për ta penguar largimin e tij nga efektivët.
Tensionet vijojnë në zonën përreth Kryeministrisë, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.







