Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tenderi për reagentët/ Favorizohet kompania e Allajbeut, skualifikohet oferta më e ulët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tenderi për reagentët/ Favorizohet kompania e Allajbeut, skualifikohet oferta më e ulët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria vijon t’i akordojë tendera kompanisë “Evita” sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Në tenderin e shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për furnizimin me materiale laboratorike që përdoren për kontrollin e gjakut dhe zbulimin e viruseve infektive, me një vlerë prej 1.6 miliardë lekësh, fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Pegasus” sh.p.k dhe “Evita” sh.p.k.

Por për të shpallur subjektet në fjalë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka skualifikuar kompaninë tjetër pjesëmarrëse në garë, “Laser Med” sh.p.k, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët ekonomike.

Tenderi ka për qëllim furnizimin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut me lëndë që futet në pajisje laboratorike të cilat shërbejnë për kontrollin e gjakut dhe zbulimin e viruseve infektive përpara transfuzioneve.

Oferta e paraqitur nga kompania e Klodian Allajbeut dhe ortaku i tij i hershëm, Janis Karathano, kap vlerën sa 99.9% të fondit limit dhe duke qenë 51 milionë lekë më e lartë se oferta e kompanisë tjetër në garë, e cila u skualifikua.

Në këtë mënyrë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, shoqëri me kapital shtetëror e krijuar nga Këshilli i Ministrave për realizimin e prokurimeve për institucionet publike, nuk ka zgjedhur ofertën më ekonomike për të kursyer 51 milionë lekë nga buxheti i shtetit për këtë prokurim.

Kjo procedurë i shtohet rasteve të tjera kur prokurimet publike realizohen pa konkurrencë reale, duke ngritur dyshime për favorizim të kompanive të caktuara.

Klodian Allajbeu dhe Janis Karathano janë ndër përfituesit më të mëdhenj të parave në shëndetësi. Ata janë ortakë edhe në një nga koncensionet më të mëdha në shëndetësi, siç është ai i Laboratorëve, me vlerë 130 milionë euro, që në total ka shkuar në 214 milionë euro. Sipas kritikëve, këto kontrata nuk ofrojnë shërbimin minimal për pacientët, ndërsa biznesmenët vijon të përfitojë tendera publikë përmes procedurave të dyshimta./Vna.al

Previous Post

Media spanjolle: Rama krijoi ministre IA për t’i dhënë fund ryshfetit, krijuesit e saj arrestohen për korrupsion

Next Post

Vlora në terr! Një pjesë e qytetit pa energji elektrike, ja shkaku i ndërprerjes

Next Post
Vlora në terr! Një pjesë e qytetit pa energji elektrike, ja shkaku i ndërprerjes

Vlora në terr! Një pjesë e qytetit pa energji elektrike, ja shkaku i ndërprerjes

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al